Zbardhet projektligji për faljen e gjobave - Parashikohet edhe lehtësimi i procedurave dhe ulje e tarifave vendore
Projektligji i sjellë nga Partia Socialiste për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale shkaktoi debate të ashpra në seancën plenare të së enjtes, për faktin se do të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar.
Por, përveç faljes së gjobave për periudhën 1 janar 2015-30 nëntor 2024, projektligji përcakton edhe disa objektiva të tjerë.
Sipas relacionit të depozituar në Kuvend nga grupi i punës së deputetëve të Partisë Socialiste, së bashku me anulimin e masave administrative të papaguara për periudhën në fjalë, projektligji parashikon edhe lehtësimin e procedurave dhe dokumentacionit për një tipologji të caktuar ndërtimesh, që janë të domosdoshme për zonat rurale, sidomos përmirësimi i shtëpive të banimit, si dhe objektet që janë në shërbim të veprimtarisë bujqësore.
Gjithashtu, projektligji propozon edhe rishikimin e tarifave dhe taksave nga ana e pushtetit vendor, për të ulur kostot për banorët e zonave rurale.
Për realizimin e këtyre tre objektivave deputetët propozojnë që të ketë një ndarje të qartë mes tipologjisë së ndërtimit.
Në grupin e parë të objekteve bëjnë pjesë, ndërhyrjet në shtëpi banimi në zona rurale, zgjerim banese pa prishur strukturën bazë pavarësisht nga sipërfaqja. Në grupin e dytë të objekteve janë ndërhyrjet në stalla, serra, ambiente dhe magazina që nuk janë për qëllim banimi, por për pika grumbullimi, aktivitet bujqësor apo blegtoral.
Për te dy grupet e objekteve, grupi i punës ka bërë edhe propozimet për ndryshime në dy aktet nënligjore; në VKM 408/2015 “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit” dhe VKM Nr. 283, datë 1.4.2015 për përcaktimin e tipave, rregullave, kritereve dhe procedurave për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, në tokë bujqësore, e ndryshuar”.
Sondazh

RMV, dyfishohen investimet e huaja direkte - Fluksi i IHD-ve arriti në 840 milionë euro në periudhën janar-shtator
Investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024. Sipas të......

Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin? - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë rritën me 65 mln euro të ardhurat
Rritja e pagave në administratën publike i ka kthyer një pjesë të parave në buxhet, për shkak të tatimit më të lartë që kanë paguar punonjësit. Referuar të......

“Arktiku mund të mbetet pa akull në 2027” - Shkencëtarët paralajmërojnë për pasojat globale të këtij fenomeni
Ndërsa pjesa më e madhe e parashikimeve të Oqeanit Arktik janë fokusuar në kushtet e akullit muaj pas muaji, një studim i ri ka zbuluar se shkrirja e plotë e......

Një traktor punon tokat e 550 fermerëve! - Në territorin e vendit janë aktivë rreth 3500 makineri bujqësore
Për të punuar tokat e tyre, që të mund të bëjnë mbjelljen e drithrave apo kultivimin e frutave dhe perimeve, në vend për të mbushur nevojat e 550 fermerëve,......

Nga 1,661 riregjistrime në autoshkolla, vetëm 13% kalojnë - DPSHTRR: Pas heqjes së pikëve të patentës duhen të ritestohen
Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka publikuar rezultatet e sesionit të rradhes ritestues për ata që kanë humbur pikët e Leje......

Kufizimi për importet e pajisjeve me gaze serrë - Nga frigoriferët, te kondicionerët. Detyrimet e reja për kompanitë që i tregtojnë
Sipërmarrësit që importojnë, eksportojnë, magazinojnë, hedhin në treg apo mirëmbajnë pajisje që përmbajnë gaze me efekt serrë të fluoruara do të duhet të......

Ekonomia e Eurozonës arrin nivelin më të lartë të dy viteve pasi familjet shpenzojnë më shumë!
Vlerësimi i tretë për ritmin e rritjes tremujore të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të Eurozonës për tremujorin e tretë u publikua të premten. Rritja e......

Ministrja Pirdeni prezanton kursin e Këshillit të Evropës mbi parandalimin e korrupsionit për të gjithë punonjësit e administratës publike
Në kuadër të “Javës së Integritetit”, Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në takimin e......