Shqipëria Postuar më 23 Shkurt 2026, 14:54

Zanati i bukëbërësit po zhduket - Shoqata “sytë” nga shteti për të shpëtuar sektorin

Nga Diamila Leka

Zanati i bukëbërësit po zhduket - Shoqata “sytë”


Në mes të mungesës së fuqisë punëtore në tërësi, tashmë edhe furrat e bukës kanë mungesë të bërësve, duke e konsideruar si zanat në zhdukje. Shopqata e prodhuesve të bukës, pasticierisë dhe brumrave, kërkon vemendje maksimale nga institucionet përkatëse.

Gëzim Peshkëpia Kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pasticerisë dhe Brumrave:

“Prej kohësh prodhuesit e bukës janë të shqetësuar për mungesën e fuqisë punëtore, por kohët e fundit kjo është rikthyer në një situatë alarmante, pasi jemi vendi i vetëm në Europë me bukë artizanale. Prej kohësh prodhuesit e bukës janë të shqetësuar, sepse nuk ka specialist bukëbërës. Në shkollat profesionale, që më parë kishin kontigjente të plota të nxënësve e të studentëve për grupin Bukë-Pastiçeri, tani pothuajse nuk kanë fare. Po kështu nuk ka pothuajse asnjë interesim për të punuar në furrat e bukës, për të mësuar zanatine bukëbërësit.”

Shoqata u ka dërguar një kërkesë ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe qeverisë, me fokus te subvencionimi por jo vetëm.

“Ne kërkojmë nga institucionet përkatëse dhe Qeveria, vëmendje maksimale ndaj të gjitha hallkave që kanë të bëjnë me specialitetin e bërjes së bukës. Kërkojmë trajtimin e “bukëbërësit”, si zanat në zhdukje. Ne kërkojmë masa konkrete për të tërhequr kontigjente të rinjsh të interesuar për këtë zanat, duke siguruar bursa studimi, mundësi akomodimi si dhe lehtësira të tjera. Kërkojmë tësubvencionohet kategoria e specialitetit “bukëbërës”, me pagesë specifike për të lehtësuar pagat e larta, që kërkohet në kushtet të fuqisë punëtore.”

Sipas Peshkëpisë, ardhja e punonjësve të huaj në këtë sektor nuk do të jetë frytdhënës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat