ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”!
AIDA në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillojnë nesër ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”, një iniciativë që kombinon traditën me inovacionin për të ndërtuar ura të reja mes brezave. Në këtë event ku pritet të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, do të mblidhen mjeshtëritë dhe pasioni i artizanëve tanë.
Ky event ka për qëllim, jo vetëm promovimin, por ndërveprimin me target grupe të interesuara për produktet e tyre duke menduar zgjerimin e tregjeve. Përmes takimeve, ëorkoshope-ve ata do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe bizneset e tyre përballë një audience të përzgjedhur si hoteleri-turizem, agroturizëm dhe target grupe të interesuara për sektorin e artizanatit duke i mundësuar zgjerimin e tregjeve. Nga ana tjetër organizimi i tavolinave të diskutimit me aktorë të sektorit dhe institucioneve shtetërore do të adresojë sfidat e artizanatit në Shqipëri dhe planet strategjike. Një mundësi unike promovimi, ndërveprimi dhe diskutimi.
MISIONI
“Zan’Art” synon të krijojë një urë të gjallë ndërmjet brezave, duke i rikthyer artizanatit shqiptar vendin që meriton në shoqëri – jo thjesht si mjeshtëri, por si një formë e gjallë e trashëgimisë kulturore. Ky event do të shërbejë si një piedestal për duar-artët, ata që me pasion dhe durim ruajnë dhe përcjellin vlerat tona kombëtare. Çdo qepje, gdhendje, thurrje apo ngjyrosje mbart një histori – një frymë të hershme që flet për identitetin tonë, për rrënjët dhe shpirtin e këtij vendi.
TARGET GROUP
Pjesëmarrja e 40 ekspozitorëve në ZAN’ART paraqet një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e zanateve të trashëguara brez pas brezi dhe është një thirrje për ta vlerësuar të bukurën e krijuar me dorë Në këtë ngjarje të rëndësishme do të bashkohen mbi 200 persona pjesëmarrës duke filluar nga artizanët shqiptarë, bashkitë e qyteteve të ndryshme, institucionet kulturore (si: Muzeu, Akademia e Arteve etj), bizneset artizane, tregtarët e produkteve të artizanatit, partnerët dhe mbështetësit e këtij sektori, si dhe institucionet mbështetëse, si dhomat e tregtisë, ambasadat, dhe organizatat zhvillimore.
REZULTATET QË SYNOHEN TË ARRIHEN
• Promovimi i artizanatit shqiptar dhe mjeshtrisë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor.
• Nxitja e ruajtjes dhe zhvillimit të zanateve të trashëguara brez pas brezi.
• Pasurimi i ofertës turistike të Shqipërisë duke ofruar produkte autentike dhe eksperienca unike për vizitorët.
• Rritja e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë kulturore dhe ekonomike të artizanatit.
• Shtimi i kërkesës për produktet artizanale në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Sondazh

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit që pati gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 86.2 lekë dhe është shitur me 87.2......

Sulm kibernetik apo defekt teknik? - Situata në Spanjë dhe Portugali pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme!
Një ndërprerje masive goditi Spanjën dhe Portugalinë në mesditë të hënën, duke e bllokuar Gadishullin Iberik. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli......

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike!
Një ndërprerje kombëtare e energjisë elektrike goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën, duke lënë miliona pa energji elektrike. Raportet tregojnë probleme me......

Ushtria, rekord shpenzimesh globale në vitin 2024 - Kostot evropiane regjistrojnë rritjen më të lartë që nga Lufta e Ftohtë
Shpenzimet ushtarake në mbarë botën shënuan rritjen më të madhe në vitin 2024 që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke arritur në 2.7 trilionë dollarë, ndërsa......

KQZ teston pajisjet elektronike të identifikimit - Pelinku: PEI do të përdoren në 5225 qendra votimi
“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të hënë, ka nisur testimin e pajisjeve elktronike të identifikimit të cilat do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të......

Turizmi dentar, ndikim indirekt në ekonominë e vendit - Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në një klinikë në Lushnje
Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi një klinikë në Lushnjë, duke qenë se industria e turizmit......

Rivlerësimi i pronave, “ngërçi” i çmimeve të larta - Pipiria: AirBnb-të ndikuan edhe në tregun e banesave me qira
Shtyrja e rivlerësimit të pronave ka qenë ndër arsyet kryesore të rritjes me 44.5% të çmimit të banesave në gjashtëmujorin e dytë të 2024, e cila ka sjell si......

“Sektori fason do të kompensohet për çdo humbje” - Berisha: Do të nxisim rritjen e popullisë dhe ulim çmimin e energjisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me bizneset e fasonerisë tha se Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të ndërmarrë një sërë......