Xhaja në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara, burim fuqizimi ekonomik!
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative për zhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguar se pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë vetëm “simbol i drejtësisë në veprim”, por edhe “një burim i ri fuqizimi ekonomik dhe social për grupet në nevojë dhe organizatat e shoqërisë civile”.
“Ne kemi zgjedhur ta shohim ripërdorimin social jo vetëm si një mjet simbolik, por si një instrument të qëndrueshmërisë financiare. Përmes dhënies në përdorim të aseteve të konfiskuara, organizatat kanë krijuar të ardhura që u mundësojnë të rrisin kapacitetet e tyre, të ofrojnë shërbime më cilësore dhe të mbeten të pavarura në veprimtarinë e tyre,” – u shpreh Xhaja.
Ajo solli shembuj konkretë nga Shqipëria, si hapja e bizneseve sociale në pronat e konfiskuara, përdorimi i automjeteve të sekuestruara për shërbime komunitare dhe transformimi i hapësirave publike të zëna dikur nga “varreza makinash” në “hapësira të gjelbra për qytetarët”.
“Secila prej këtyre iniciativave është dëshmi e qartë se pasuritë e marra nga aktivitetet kriminale mund t’i shërbejnë komunitetit dhe të kthehen në një burim legjitim, që forcon shoqërinë civile dhe rrit rezistencën e saj përballë sfidave të kohës, por edhe që i shërbejnë komunitetit dhe në veçanti grupeve vulnerabël,” – nënvizoi ajo.
Gjatë diskutimit, Xhaja theksoi gjithashtu se modeli i Shqipërisë është i përshtatshëm për t’u ndarë edhe me vendet e tjera të rajonit:
“Në Ballkanin Perëndimor, ku donatorët ndërkombëtarë kanë qenë mbështetës dhe gjej rastin t’i falenderoj, ndërkohë që shoqëria civile përballet me presione të shumta, mekanizma të tillë kombëtarë si ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara krijojnë një shtyllë të re të qëndrueshmërisë financiare dhe besueshmërisë publike,” – tha ajo.
Paneli ku mori pjesë Kryeadministratorja e AAPSK mblodhi përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Sida, Fondacionit Shoqëria e Hapur, si dhe aktorë rajonalë dhe europianë, të cilët ndanë përvojat dhe modelet e tyre për forcimin afatgjatë të shoqërisë civile.
Konferenca Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans” u organizua nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN) dhe Partners Albania for Change and Development, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në tre çështje kyçe: mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe kornizën ligjore, rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare përmes modeleve të reja të mbështetjes.
Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë se shoqëria civile në rajon mbetet një aktor thelbësor për demokracinë, reformat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke sjellë zëra të qendrueshëm përballë sfidave të kohës.

Kina, në prag të një “revolucioni” valutor - Si ndikon rritja e monedhës kineze në tregun ndërkombëtar?
Debati për dominimin e vazhdueshëm të dollarit në sistemin monetar global është i përsëritur, me rivalin "e përjetshëm", euron, që shihet si kërcënimi......

Shtëpia e Bardhë “ndëshkon” shtetet demokrate - Ngrin 26 miliardë dollarë fonde, kërcënon shkurtime në administratë
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka ngrirë 26 miliardë dollarë fonde federale për shtetet që drejtohen nga guvernatorë demokratë. Masa vjen......

Reshjet e para të borës/ Balluku: Ekipet në terren, qarkullimi vijon normalisht
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot se reshjet e para të borës kanë mbërritur më herët......

‘Mot i keq’ edhe në tregun valutor – Dobësohen monedhat e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur ditën negativisht duke pësuar zbritje nga një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe duke u shitur me 82.9 lekë sipas......

Anulohen lundrimet nga/drejt Durrësit – APD: Shkak, moti i keq!
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe......

OpenAI arrin vlerën 500 miliardë USD - Shiten aksione me vlerë 6.6 miliardë dollarë tek investitorë globalë
OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka arritur një vlerësim prej 500 miliardë dollarësh, pas një marrëveshjeje në të cilën punonjës aktualë dhe......

SHBA shtyn sanksionet ndaj Serbisë - I jep kohë kompanisë së naftës NIS të operojë deri më 8 tetor
Departamenti Amerikan i Thesarit ka dhënë një licensë të veçantë që shtyn zbatimin e plotë të sanksioneve ndaj kompanisë së naftës NIS, e cila është në......

Greqi, rreth 19,500 vende të reja pune në administratë - Në fokus, shëndetësia, mbrojtja, arsimi dhe infrastruktura
Kabineti qeveritar i Greqisë ka miratuar krijimin e 19,489 vendeve të reja të punës në sektorin publik për vitin 2026. Sipas Ministrisë së Brendshme, fokusi......