Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 16:53

"World Economic Forum": Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Nga SCAN TV

"World Economic Forum": Shqipëria e para për

Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë.

Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.

"Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.
World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash,Suedia, Zvicra apo Franca.
Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit, për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.
Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike", shkruan Balluku. 

"World Economic Forum": Shqipëria e para për

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat