Shqipëria Postuar më 7 Mars 2026, 09:41

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku ideal për pushime

Nga SCAN TV

 

“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku

“Për turistët që kërkojnë një destinacion të ri, me ujëra kristaltë dhe çmime jashtëzakonisht konkurruese, Riviera Shqiptare është surpriza që nuk e prisni”, kështu shkruan revista italiane The Wom Travel.  Në revistë shkruhet se bregdeti në jug të Shqipërisë, përgjatë Detit Jon, ofron plazhe dhe peizazhe që shpesh krahasohen me ato të Greqisë, por me një atmosferë më autentike dhe më pak të mbipopulluar.

Por cilat destinacione veçohen më së shumti për t’u vizituar?

Ndër më të spikaturat është Saranda, e cila konsiderohet si qendra më e gjallë dhe turistike, ndërsa Ksamili me ishujt e vegjël dhe ujërat e tij kristaltë shpesh quhet “Maldivet e Evropës”. Vizitorët mund të eksplorojnë gjiret e bukura të Dhërmiut, Jalës dhe Himarës, të rrethuara nga natyra e gjelbër dhe panoramat mahnitëse nga rruga që zbret nga kalimi i Llogarasë, shkruhet ndër të tjera.

Por Riviera Shqiptare nuk ofron vetëm det dhe plazhe. Parku Arkeologjik i Butrintit, i mbrojtur nga UNESCO, tregon historinë mijëravjeçare të këtij rajoni dhe i jep vizitorëve një përvojë kulturore unike.

Falë kombinimit të plazheve të bukura, natyrës së paprekur, trashëgimisë historike dhe çmimeve konkurruese, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët evropianë.

Vera e 2026 duket se është koha perfekte për ta zbuluar këtë perlë të Mesdheut dhe për të shijuar pushime verore të paharrueshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat