WIFI dhe tabela smart në të gjitha shkollat - Masat, në kuadër të objektivit për arsimin digjital. Zbatimi do të realizohet me faza
Internet me shpejtësi të lartë dhe tabela interaktive (smartboard) në të gjitha shkollat dhe institucionet e arsimit të lartë. Për të realizuar transformimin digjital të arsimit në Shqipëri dhe ngritjen e laboratorëve të tjerë inteligjentë, duhet që fillimisht çdo shkollë dhe univeristitet të ketë WIFI me shpejtësi të lartë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit synon të vazhdojë zgjerimin e lidhjes me brez të gjerë në shkolla dhe universitete për të mundësuar pa probleme arsimin dhe mësimin digjital. Gjithashtu, edhe si pjesë e Programit të Rritjes dhe Reformës së Bashkimit Evropian, qeveria është angazhuar të lidhë 95% të shkollave publike me një lidhje interneti me shpejtësi të lartë deri në fund të 2025.
Ndërkohë, planifikohet furnizimi i çdo klase në shkollat publike me nga një tabelë interaktive (smartboard). Këto pajisje janë pjesë thelbësore e Laboratorëve Inteligjentë (Smart Labs) dhe do të përdoren për të mundësuar një mësimdhënie ndërvepruese dhe multimediale.
Tabelat interaktive do të lehtësojnë prezantimin dinamik të përmbajtjes, realizimin e ushtrimeve në kohë reale dhe përfshirjen aktive të nxënësve në procesin mësimor. Pajisjet do të integrohen me kompjuterët ekzistues, me të rinj, si dhe me platformat digjitale të të nxënit në përdorim.
Zbatimi do të realizohet me faza dhe do të shoqërohet me trajnime të strukturuara për mësuesit në përdorimin pedagogjik të smartboard-it, në funksion të përmirësimit të rezultateve mësimore dhe përgatitjes digjitale të brezit të ri.
Këto masa do të ndërmerren në kuadër të Planit të Veprimit për Arsimin Digjital 2025-2030, për zbatimin e të cilit, qeveria në bashkëpunim me donatorë të tjerë ndërkombëtarë, do të shpenzojnë rreth 6.4 miliardë lekë.

Investimet në infrastrukturën turistike - Duhet vlerësim i nevojave dhe projekte model, koordinim edhe me Ministrinë e Turizmit
Strategjia e re e Turizmit 2025–2030 e konsideron si prioritet vlerësimin e nevojave dhe investimin në infrastrukturën turistike, me qëllim përmirësimin e......

Marrja e pensionit në bankë - ISSH, fushatë informuese: Aplikimi nëpërmjet e-albania
Instituti i Sigurimeve Shoqërore po i fton përfituesit që të kalojnë marrjen e pensionit nga sportelet tradicionale postare drejt sistemit bankar. Me anë të......

Inflacioni i korrikut arriti vlerën 2.5%/ Rritja e kërkesës turistike preku kryesisht ushqimet, qiratë dhe argëtimin
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik 2025, arriti 119.1, kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në......

Zjarret, 3 vatra ende aktive - Përfshirë Finiqin dhe Mallakastrën
Shqipëria vazhdon të përballet me situata të rënda zjarresh në disa zona të vendit. Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 19 vatra aktive, prej të cilave 3......

Normat e interesit për depozitat në 2025 - BSH: Me prirje rënëse. Ato mbi 2 vite për individët, të vetmet me rritje në maj
Në 2025, normat e interesit të depozitave në lek kanë qenë në rënie të vazhdueshme për qytetarët. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Aeroporti i Tiranës regjistron rekord - 12 fluturime në orë dhe 35 pasagjerë në minutë të mbërritur
Me rreth 12 fluturime në orë, Aeroporti i Tiranës regjistroi numrin më të lartë të fluksit ajror më datë 4 të këtij muaji, duke arritur kulmin e tij. Rreth 51......

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë - Mandati i BERZH në Greqi, drejt përfundimit
Pas një dekade investimesh me ndikim që kapin vlerën mbi 8.3 miliardë euro në më shumë se 120 projekte, mandati i përkohshëm i Bankës Evropiane për Rindërtim......

Izraeli cakton datën për evakuimin e Gazës - Synon të marrë nën kontroll qytetin deri më 7 tetor
Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi zgjerimin e luftës në Gaza, që do të zhvillohet në më shumë se një fazë, sipas një burimi izraelit. Afati për fazën e......