Walk 21, konferenca ndërkombëtare për politikat urbane - Rama: Vijon puna për lirimin e hapësirave publike
Walk21, është konferenca ndërkombëtare, e cila ka edicionin e saj të 25. Në këtë konferencë janë mbledhur ekspertë nga e gjithë bota, për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar projekte që kanë në fokus këmbësorët, projekt, që pritet të zhvillohet në rrugët e zonës së ish-Bllokut.
I pranishëm në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama e nisi fjalën me ndryshimet rrënjësore të Tiranës duke e krahasuar që nga koha e komunizmit.
“Kur u bëra kryetar bashkie në vitin 2000, na u desh që të merrnim mbrapsht qytetin tonë duke shembur më shumë se 10 mijë ndërtesa. Vetëm nga lumi hoqëm 132 mijë ton beton që ishin rrënoja nga shembjet. Mbollëm 55 mijë pemë. Edhe pse bëm shumë, për t’u risjellë njerëzve hapësirë ku ata të shijonin të ecurit. Ecja u bë gjithmonë e më e vështirë.”
Rama u shpreh se ende vijon puna për lirimin e hapësirave publike. Ndërsa kush do të marrë një leje ndërtimi, duhet të kontribuojë me fondin e gjelbër me pemë.
“Jam super i lumtur të ndaj po ashtu me ju lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të një gjeniu, nuk e di sa e njihni Salvador Rueda i cili është person i cili ka bërë super blloqet në Barcelonë, që kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin një ndryshim të jashtëzakonshëm në qytet duke krijuar shumë më tepër hapësirë për njerëzit që ecin dhe duke i detyruar makinat që kalojnë, ato super blloqe të ecin me një shpejtësi shumë të ulët. Është një formulë e jashtëzakonshme e mjaft e bukur që ka kaq shumë rezultate pozitive, qoftë për kujdesin shëndetësor, mbrojtjen nga infarktet për të moshuarit për shkak të ngrohjes apo të ekspozimit për një kohë shumë të gjatë në diell në rrethana ku qarkullimi është i papërballueshëm apo trafiku është i papërballueshëm. Kujdesi për azmën dhe kështu me radhë. Për të mos folur pastaj për ndikimin shumë pozitiv sa i takon jetës në komunitet, ndikim i jashtëzakonshëm.”

“Mur dronësh” për tu mbrojtur nga Rusia - Udhëheqësit e BE mbështesin planin, asetet ruse do ti jepen Ukrainës
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera që aspirojnë integrimin në BE, u mblodhën në kryeqytetin e Danimarkës për të diskutuar forcimin e......

Shqipëria e 15-ta në botë për sigurinë kibernetike/ Vengu: Rrisim kapacitetet në fushën e sigurisë së informacionit!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se Shqipëria është renditur e 15-ta në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike. Ai theksoi se kjo arritje shton......

Dhuna ndaj grave, fokus tek fuqizimi ekonomik - Drafti i ri, për konsultim publik. Ngrihet një rrjet i koordinuar shërbimesh
Drafti i ri i hedhur për konsultim publik “Për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, një dokument që përveç mbrojtjes......

Ulje e çmimit të energjisë? - Kreu i ERE, Ahmeti: Nuk përjashtohet mundësia, varet nga performanca e OSHEE
Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti nuk përjashton mundësinë e uljes së çmimit të energjisë elektrike, në varësi të performancës financiare......

Çmimet Nobel në Fizikë/ Shkencëtarët amerikanë shpallen fitues për zbulimet në teknologjinë kuantike
Shkencëtarët John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025, për “zbulimin e tunelimit kuantik makroskopik dhe......

Evropa, lider botëror në duhanpirje - Një në katër persona janë konsumues. Rajoni tejkalon Azinë Juglindore
Evropa regjistron shkallën më të lartë të përdorimit të duhanit në botë, duke kaluar Azinë Juglindore, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore......

“SEPA, gur themeli drejt infrastrukturës financiare evropiane” - Sejko: Faza e dytë, edukimi i përdoruesve dhe thellimi i digjitalizimit të pagesave
Kanë nisur zyrtarisht transaksionet e para me SEPA në Shqipëri. Në Bankën e Shqipërisë është mbajtur ceremonia e transaksionit të parë të vendit tonë në......

Më shumë gra shofere në rrugët e Shqipërisë/ Grupmosha 25-34 vjeç me numrin më të lartë të lejeve të drejtimi për të dyja gjinitë
Të kesh një makinë dhe leje drejtimi nuk po shihet më si luks, por si nevojë e domosdoshme veçanërisht për ata që jetojnë në kryeqytet dhe në qytetet e......