Vreshtat, sa rrush u prodhua nga fermerët? - Kaçorri: Orientim drejt cilësisë dhe varieteteve autoktone
Sipërfaqet e kultivuara me vreshta në të gjithë Shqipërinë, kanë arritur të japin një prodhim prej 183 mijë ton rrush përgjatë vitit 2024.
Shifrat e INSTAT, tregojnë se prodhimi ka një rritje të lehtë me 3 ton në raport me 2023 por me rënie në krahasim me vitet e mëparshme. Sipërfaqja e mbjellë arrin në 9845 hektarë, me një rënie progresive nga viti në vit.
Por cilat janë arsyet?
“Praktikisht prodhimi nga fermeri ka një luhatje të vogël përsa i përket pak pjesës së kushteve klimatike dhe ndryshimit të kërkesë. Kantinat aktualisht janë të “detyruara” që të marrin varietete shqiptare që kanë identitet, dhe unë mendoj që kjo ka shkaktuar atë rënien e vogël sepse dhe fermerët vetë tani janë të bindur që nuk mund të prodhojnë një rrush të bardhë apo rrush të kuq pa identitet le të themi, një klon ndërkombëtar, por ka interes për produkt vendas. Është kjo faza që po risistemohet pak tregu, sepse kërkesa për produkt vendas është shumë e lartë. Fermerët tani janë të bindur 1005 që duke prodhuar një varietet që lidhet me territorin, që lidhet me zonën, besoj që e kanë shumë më të lehtë për ta dërguar tek përpunuesi”, shprehet enologu Rigers Kaçorri.
Nga ana tjetër, Kaçorri sqaron se duke qenë se kantinat po i japin prioritet cilësisë, janë zgjeruar ndjeshëm eksportet dhe prodhimi “Made in Albania” është më prezent në raftet e marketeve botërore.
“Unë mendoj që eksporti në tërësi për pjesën e produktit vendas është në rritje. Ka qenë çdo vit në rritje. Ka një kërkesë kudo, sidomos në Evropë për produkt vendas. Shqipëria eksporton në të gjithë vendet e BE, pastaj varet nga kantina se cilin treg ka më shumë, por që ka kërkesë shumë të madhe. Ne sot jemi në 18-20 për qind eksport. Dhe kërkesa nuk është vetëm nga shqiptarët që jetojnë jashtë, por pjesa identifikuese që ti ke dhe kjo na bën që të jemi konkurrues duke pasur një identitet në vendin ku eksportojmë”, thekson Kaçorri.
Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, qarku me prodhimtarinë më të lartë të rrushit është Fieri me afro 39.2 mijë tonë, ndjekur nga Elbasani, Tirana, Vlora dhe Durrësi. Ndërsa qarku me prodhimtarinë më të ulët është Kukësi me 4800 ton.

Bypass-i i Tiranës përmbyll autostradën Milot-Fier - ARRSH hapi tenderët, 7 km janë pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian
Hapja e procedurës tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Tiranës nga Autoriteti Rrugor Shqiptar shënon përmbylljen e të gjitha segmenteve të aksit......

“OBT, e paralizuar prej vitesh” - BE propozon krijimin e një organizate të re tregtie
Në samitin e BE-së në Bruksel, udhëheqësit evropianë diskutuan mundësinë e reformimit të kuadrit institucional të Organizatës Botërore të Tregtisë, duke......

“Tarifat e SHBA, të papërfillshme për Shqipërinë” - Sejko dhe Malaj, në Mbledhjen e Konstituencës së FMN dhe BB
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar......

Blerja e pronave, nën “valën” e huamarrjes/ Kreditë ndryshojnë “drejtim”. Më pak për sipërmarrje, më shumë për individët
Në muajin Maj 2025, kredia e re e dhënë nga sistemi bankar arriti në 34.4 miliardë lekë, me një rritje shumë të lehtë prej 2.5%, krahasuar me të njëjtin muaj......

Zhvillim dhe ruajtje e biodiversitetit - Plani i ri menaxhimi për katër zona të mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur hapjen e tenderit, për hartimin e planit të integruar të menaxhimit për rezervatin natyror......

Qeveria, aksionere në resortin luksoz të Sazanit - Regjistrohet kompania e re që do përfaqësojë vendin në këtë projekt
Shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës aktiv në projektin gjigant turistik që pritet të ngrihet në ishullin e Sazanit. Një kompani e re me emrin “Albania......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në vlera të paqëndrueshme duke pësuar luhatje negative përgjatë tërë kësaj periudhe duke u blerë mëngjesin e sotëm me......

Greqia tërheq të pasurit - 1,200 milionerë të huaj priten të zhvendosen në vitin 2025
Rreth 1,200 milionerë të tjerë të huaj priten të zhvendosen në Greqi në vitin 2025, sipas vlerësimeve të Henley & Partners, që këshillon klientë të pasur për......