Votuesit shqiptarë nga Greqia/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi!
Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në lidhje me kërkesën e tij për informacione mbi procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor në Greqi. Sipas kompanisë, çdo dërgesë ka provë dorëzimi.
“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në të gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndjekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4’779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18’489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25’920 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL”, thotë DHL.
Më tej, në kthimin e përgjigjes së DHL-së thuhet se “dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim.
“Partnerët lokalë janë pjesë e rrjetit me të cilët DHL Greqi bashkëpunon (ExclusiveTrusted Partners) të cilët ndjekin dhe plotësonin tërësisht procedurat e përcaktuara nga DHL, përfshirë procesin e dërgesave të zgjedhjeve në Shqipëri”, theksohet në letër.
Sipas DHL-së “të gjithë marrësve të dërgesave pa përjashtim u është dërguar SMS ose e-mail.
“Njoftimet janë bërë që në krijimin e AWB-së (numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi në mënyrë të përsëritur, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka patur adresë të gabuar. Ky është standardi që është bërë në çdo vend, përfshirë Greqinë”, shkruhet në përgjigjen e DHL-së.
Letra e DHL-së vjen mes debatit që ka ngritur kërkesa e Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kutitë me zarfet e fletëve të votimit që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të mos bashkohen me votat e tjera.
Sondazh

SHBA, çmimet e makinave u rritën në prill - Efektet e tarifave të Trump “lëkundin” industrinë e automjeteve
Çmimet e automjeteve të reja në SHBA u rritën në prill, treguan të dhënat amerikane. Ky tregues reflekton se efektet e masave tarifore të automjeteve që ka......

“Maternitetet pa radhë”, lindjet bien ndjeshëm/ Bilanci natyror kthehet negativ në tremujorin e parë 2025
Shqipëria ka shënuar një shtesë natyrore pozitive të popullsisë gjatë vitit 2024, me 1,208 lindje më shumë se vdekje, por kjo diferencë është ngushtuar......

“Ngadalësim ekonomik në vitin 2025” - Cilat rajone të BERZH do të ndikohen më shumë?
Ballkani Perëndimor, shtetet baltike dhe Evropa Qendrore pritet të kenë ngadalësimin më të madh të rritjes ekonomike, sipas Bankës Evropiane për Rindërtim......

Ndryshon buxheti i shtetit për herë të parë - 10 milionë euro shtesë për Korporatën e Investimeve Shqiptare
Qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për këtë vit për herë të parë. Përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë,......

Transporti, sektori me “boom” të kredisë - BSH: Shënoi rritjen më të lartë në mars. Bizneset në tregti, më të financuarat nga bankat
Bankat kanë vijuar të mbështesin me financim aktivitetin tregtar të bizneseve private edhe gjatë muajit mars. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 95% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

BERZH ul perspektivën ekonomike rajonale - Tarifat, pasiguria globale dhe inflacioni i lartë, shkaktarët kryesorë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e uli parashikimin e saj ekonomik rajonal për këtë vit me 0.2% në raportin e fundit, krahasuar me......

Përfundon numërimi në qarkun e Korçës: Partia Socialiste fiton me 54,33% të votave!
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka përfunduar edhe në qarkun e Korçës. Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni......