Votohet Ligji i Ri i Emigracionit në Greqi - Rinovim automatik për disa kategori, rritet kohëzgjatja e ‘Blue Card’

Me shumicë votash, Kuvendi i Greqisë ka miratuar projektligjin “Promovimi i Politikave të Migracionit të Ligjshëm”, me të cilin qeveria synon të krijojë një kuadër efektiv, si mjet për frenimin e migracionit të paligjshëm dhe për mbështetjen e ekonomisë. Qëllimi kryesor i ligjit të ri,
është promovimi i një politike moderne të migracionit të ligjshëm, e cila redukton burokracinë, përshpejton procedurat dhe mbulon nevojat reale të ekonomisë, me qëndrim të rreptë ndaj paligjshmërisë.
Me votimin e ligjit të ri, vlefshmëria e lejes së qëndrimit minimalisht është prej dy vitesh dhe futet rinovimi automatik për kategori të sigurta lejesh, me përjashtim të rasteve që lidhen me rendin dhe sigurinë publike. Gjithashtu, përmirësohen procedurat e punësimit të punëtorëve nga vendet e treta. Agjencitë e Punësimit të Përkohshëm duke përfshirë edhe ato private, do të lidhin marrëveshje me punëdhënësit dhe punëtorët e mundshëm, duke zgjeruar hapësirën e punësimit të ligjshëm për punëtorët nga vendet e treta. Për punonjësit me kualifikim të lartë, thjeshtohen procedurat konsullore dhe rritet kohëzgjatja e lejes së qëndrimit ‘Blue Card’.
Për studentët dhe nxënësit nga vendet e treta, jepet leje qëndrimi e vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve, ofrohet e drejta për punë me kohë të pjesshme dhe mundësia e qëndrimit pas diplomimit për kërkim pune. Për azilantët kryesisht ata në status të mbrojtjes ndërkombëtare,
përmes programeve të formimit profesional dhe aksesit në tregun e punës, forcohet integrimi shoqëror dhe ekonomik.
Projektligji promovon marrëveshje dypalëshe (ndërshtetërore) me vendet e origjinës, me theks si në lëvizjen e ligjshme të punëtorëve, ashtu edhe në bashkëpunimin për kthimin e personave që qëndrojnë ilegalisht si dhe do shtohet përpjekja dhe lufta kundër migracionit të paligjshëm.
Projektligji përfshin edhe një dispozitë të veçantë për personat që jetojnë ligjërisht në Greqi prej pesë vitesh ose më shumë dhe që më parë janë refuzuar vetëm për arsye procedurale, siç janë mungesa dokumentesh apo gabime formale. Këtyre personave u jepet mundësia të riaplikojnë, pasi të korrigjojnë mangësitë, në mënyrë që të mos mbeten jashtë sistemit për arsye jo thelbësore. Gjithashtu, forcimin e administratave të decentralizuara që shqyrtojnë aplikimet, si dhe mundësinë e transferimit të dosjeve nga një rajon në tjetrin, për të ulur ngarkesën dhe për të përshpejtuar proceset.
Në të njëjtën linjë, për emigrantët mbi 65 vjeç, që kanë jetuar dhe punuar ligjërisht në Greqi për të paktën 20 vjet, parashikohet mundësia e qëndrimit pa detyrim për të punuar, me kusht që të kenë sigurim privat shëndetësor dhe pensioni, në mënyrë që të mos rëndohet skema publike e sigurimeve.
Në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë të ligjshëm, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi janë në pritje. Vonesat në shqyrtimin e tyre kanë sjellë probleme për përfituesit, pasi shpesh lejet lëshohen pasi afati i tyre praktik ka kaluar, duke krijuar pasiguri dhe vështirësi për punësimin dhe integrimin social. Me miratimin e ligjit të ri, pritet t’u jepet zgjidhje e menjëhershme rreth 90 mijë dosjeve të prapambetura, ndërsa 90,000 leje qëndrimi të tjera mund të zhbllokohen brenda dy viteve.
Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe projekteve të mëdha, ku parashikohet mundësia e rekrutimit të shpejtë deri në 500 punëtorë, ndërsa thjeshtohen edhe procedurat në konsullata për të ulur kohën e nevojshme për nxjerrjen e dokumenteve.
Ministri i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, theksoi se Greqia mban qëndrim të ashpër ndaj migrimit të paligjshëm, por njëkohësisht me rregulla më funksionale për migrimin e ligjshëm, për të mbuluar edhe nevojat e ekonomisë për fuqi punëtore.
Me miratimin e ligjit dhe me rregullat e reja, krijohet një kuadër i qartë, i shpejtë dhe funksional i migracionit të ligjshëm, me më pak burokraci, leje të qëndrueshme, procedura fleksibile punësimi, tërheqje të organizuar të punëtorëve dhe profesionistëve që mbulojnë nevojat reale të ekonomisë greke.
“TrumpRx.gov, ilaçe më të lira për amerikanët” - Presidenti Trump zbulon faqen e re të internetit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi TrumpRx.gov, një faqe interneti që synon t'u ofrojë konsumatorëve qasje në ilaçe me recetë me zbritje dhe një......
Si përllogaritet sigurimi i detyruar nga përmbytjet? - Formula/ Merren në konsideratë zonat, lartësia e ndërtesës dhe cilësia
Ndryshe nga sigurimi i tërmeteve, detyrimi ligjor për t’u siguruar nga përmbytjet nuk do të shtrihet në të gjithë vendin, por vetëm në ato zona me risk të......
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në Evropë - Në cilin vend u rritën më shumë që nga pandemia?
Të ardhurat reale të familjeve për frymë në BE janë rritur me rreth 7% që nga periudha para pandemisë, por diferencat midis viteve 2019 dhe 2024 ndryshojnë......
Si do mblidhet “taksa” e detyruar e tërmetit? - Modeli turk vs modeli shqiptar, zbatim duke kufizuar shërbimet
Për herë të parë Shqipëria do të aplikojë sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet përmes ngritjes së Fondit të Tërmeteve si shoqëria e vetme aksionere për......
Nga cilat vende e blejmë më shtrenjtë mishin? Nga Japonia, te Kili. Furnizuesit më të kushtueshëm dhe më të lirë për vitin 2025
Shqipëria ka importuar mish nga dhjetëra vende gjatë vitit 2025, por çmimi për kilogram ndryshon ndjeshëm në varësi të origjinës. Të dhënat zyrtare të......
Sundimi i ligjit, ku po shkon Shqipëria? Vendi shfaq përmirësime graduale dhe hapësirë për zhvillim në institucione
Indeksi Global i Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, e pozicionon Shqipërinë mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......
Linja e re 110 kV Zogu i Zi-Tirana, Qendër - Hapet gara për ndërtimin. Përmirësohet siguria e furnizimit me energji elektrike
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e linjës së re elektrike 110 kilovolt Zogu i Zi – Tirana, Qendër, si dhe për......


