Vota e emigrantëve/ KQZ: Mbi 87 mijë zarfe të dërguara në gjashtë shtete deri më tani!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e fletëve të votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, deri këtë mëngjes janë dorëzuar 87’581 zarfe dhe 33 janë tërhequr nga zgjedhësit.
Sipas KQZ, deri tani janë dërguar fletët e votimit për bashkatdhetarë nga qarqet Elbasan, Durrës, Berat, Gjirokastër, Dibër, Korçë dhe Kukës, që jetojnë në shtete të ndryshme të botës.
Zarfet e dërguara u përkasin bashkatdhetarëve nga qarqet Elbasan 25’021, Durrës 24’872, Berat 15’502, Dibër 9’582, Gjirokastër 8’453, Kukës 3’946 dhe Korçë 205.
Të ndara sipas shteteve, janë dërguar në Itali 33’253 zarfe, në Greqi 28’413, në Gjermani 8’673, në Mbretërinë e Bashkuar 6’668, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4’198 dhe në Francë 1’569 zarfe.
Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri pas datës 11 maj, ora 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.
Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.
Fletët e votimit do t’u mbërrijnë bashkatdhetarëve tanë në Europë nga data 15, deri më 22 prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15, deri më 25 prill. Pasi ta marrë zarfin me fletën e votimit, zgjedhësi nga jashtë këshillohet ta dërgojë atë në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes dhe posta paguhet nga KQZ.
Sondazh

Përfundon aksi Shëngjin-Velipojë/ Rama: Vlerë e shtuar për turizmin në veri të vendit!
Kryeministri Edi Rama përcolli këtë mëngjes një video me pamje nga aksi i ri rrugor, tashmë i përfunduar, Shëngjin-Velipojë, duke e cilësuar atë si një vlerë......

Berisha: Vlora do të jetë një zonë e lirë industriale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me elektoratin në qytetin e Vlorës. në fjalën e tij, kryedemokrati tha se Vlora do të......

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë
“Scan Intel” ka sjellë shpesh herë profile të ndryshme bazuar në të dhënat zyrtare nga INSTAT apo EUROSTAT, duke dalë në një “identikit” të një shqiptari......

Kryeministri Rama: Në mandatin e parë, shlyem borxhet. Rruga Tiranë-Elbasan ishte pa projekt
Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, morën pjesë në një një takim lidhur me prezantimin e programit për infrastrukturën 2030.......

Hekurudhat, Balluku prezanton linjat e reja: Lidhim qytetet me aeroportet dhe portet
"Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të zhvillimit. Nëse flasim që po hedh drejt Europës, ne duhet të operojmë me të njëjtat instrumenta siç operon çdo......

Fermerët, më pak kosto prodhimi? Premtimi i PSD-së: Rrisim kompensimin e TVSH-së nga 6% në masën 8%
Në proframin e saj, Partia Social Demokrate (PSD) ka premtuar rritjen e kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 6% në 8%, me qëllimin për të garantuar më......

Balluku: Unaza Çajupi dhe Rruga e Vjosës akse që ngjallin ekonomitë rajonale të Jugut
"Unaza e Çajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Cajupin. E gjithë kjo......

Balluku: Dhërmi - Sarandë një rrugë krejtësisht e re, do të jetë një vepër sfiduese
"Ka ardhur koha për një hvillim tjetër. ne nisim dizejnimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme, duke rritur kapacitetet ekonomike, bazuar mbi......