Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2025, 13:53

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri në fund të majit!

Nga Edel Strazimiri

Vota e diasporës: Propozohet shtyrja e vlefshmërisë së

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot Aktin Normativ “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar” dhe Aktin “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila, u shpreh se, “në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shtetasit shqiptarë me vendbanim jashtë vendit”.

Ai theksoi se, “miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrjen e gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që do të regjistrohen në platformën PER në zgjedhjet për Kuvendin”.

Mahila nënvizoi se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar me shkresë Këshillit të Ministrave dhe për dijeni partive politike, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë  dokumenteve të identifikimit.

“Propozimi i të dy akteve ndikohet si rezultat i situatës aktuale, në të cilën kërkohet mundësimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk disponojnë dokumente të vlefshme identifikimi për zgjedhjet për Kuvendin që do të zhvillohen në datë 11 maj 2025. Shqetësim ky i evidentuar edhe në raportin e misionit të vlerësimit të OSBE-së datë 3-6 dhjetor 2024 për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025”, tha Mahila.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat