Vota e Diasporës, OSBE/ODHIR dhe KQZ monitorojnë administrimin e zarfeve
Nga qendra ku po mblidhen votat e Diasporës, shefi i ODIHR Lamberto Zannier tha se procesi është i rregullt. Ambasadori, vlerësoi pozitivisht organizimin e qendrës, qartësinë procedurale dhe profesionalizmin e treguar nga stafi i KQZ-së në administrimin e këtij procesi historik.
“Procesi i votimit nga jashtë është i rëndësishëm dhe duhet të jetë i mirëorganizuar sepse ka një numër të lartë votuesish. Doja të shihja vet procesin si është organizuar dhe jam i impresionuar. Do të garantohet që të gjithë votuesit të votojnë dhe të dhënat personale të tyre të mbrohen” - tha Ambasadori Lamberto Zannier.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, iu bëri thirrje subjekteve që të shmangin deklaratat politike që mund të cënojnë integritetin e procesit të votes së Diasporës.
“Ajo çfarë mund të konfirmoj, ka zero shans që dikush, përfshirë edhe KQZ, të ketë dijeni për përmbajtjen e fletët të votimit që vjen. Do të ishte mirë që politikanët të evitonin deklarata që lidhen me rezultatin e votimit. Mund të kontribuojnë negativisht, dhe integritetin e procesit askush nuk di, përfshirë edhe KQZ, përmbajtjen e fletëve të votimit. Kemi garantuar një sistem për të siguruar integritetin e votës.” – theksoi Celibashi.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR u njohën me fazat e fundit të dërgimit të votave përmes shërbimit ndërkombëtar DHL, që garanton gjurmueshmëri dhe dorëzim të sigurt të çdo zarfi me votë të vlefshme pranë KQZ-së.
Në Parkun Olimpik aty ku zarfet janë ndarë sipas qarqeve, deri tani kanw mbwritur 753 votat e para nga Diaspora, që do të qëndrojnë të pahapura deri në mbrëmjen e 11 majit. Numërimi i tyre do të nisë paralelisht më qarqet përkatëse. Përmes një pajisjeje elektronike bëhet skanimi dhe identifikimi i zarfit, duke përcaktuar nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit. Zarfi i parë që është futur në kutinë e votimit, pasi është skanuar, i përket qarkut të Beratit, ndërsa votuesi që e ka plotësuar jeton në Gjermani.
Sondazh

“Ndërtimi i Durrës Yacht & Marina nuk cenon kushtetutën”-Hyn në fuqi vendimi i Gjykatës që rrëzon kërkesën e opozitës për shfuqizim të ligjit
Ka hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit që miratoi zhillimin e projektet......

Kosovë, energjia ndikim në shtrenjtimin e çmimeve tjera-Konsumatorët të trembur nga goditja e dyfishtë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike pritet të sjellë një valë tjetër të rritjes së cmimeve të konsumit në Kosovë. Me gjithë protestat e organizuara për......

SHBA kërkon progres nga Rusia dhe Ukraina - Paralajmëron tërheqjen nga ndërmjetësimi i armëpushimit mes palëve
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, tha se SHBA mund të gati heqë dorë nga përpjekjet për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe......

Guvernatori Sejko takon Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos. Gjatë takimit,......

Trafiku, jo më policë në rrugë - Gati Qendra e Kontrollit, monitorim në 200 km autostradë
Rreth 200 km rrugë kombëtare do të monitorohen me kamera, duke eleminuar qëndrimin e njësive të policisë rrugore si dhe duke rritur sigurinë. Qendra......

Dëmshpërblimi për aksidentet me mjet të pasiguruar - AMF: Rreth 351 mln lekë në 2024. Janë ulur dëmet pezull nga Fondi i Kompensimit
Në vitin që lamë pas, pagesat nga Fondi i Kompensimit për dëmshpërblimin e një mjeti të siguruar që është përfshirë në një aksident me një mjet të pasiguruar......

Ku u rritën më shumë çmimet dhe qiratë e banesave në 2024 në Europë? – Ja ku renditet Shqipëria!
Rritja e kostos së jetesës është arsyeja kryesore e shqetësimit për qytetarët europianë, sipas një sondazhi të Eurobarometrit të vitit 2024. Zbulimi nuk......

Rritet tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit/ Boom tregtar me Malin e Zi, por na “braktis” Serbia dhe Maqedonia e Veriut
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, eksportet dhe importet për muajin mars 2025 me rajonin janë në rritje. Gjatë marsit të vitit......