Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 11:48

Vota e Diasporës, nis regjistrimi - Emigrantët duhet të çelin llogari në Platformën PER

Nga Alida Lula

Vota e Diasporës, nis regjistrimi - Emigrantët duhet të

Nis procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri më datën 4 mars. Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Kjo platformë përfshin tri hapësira kryesore: 1) Hapësira e zgjedhësit, që u dedikohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.

2) Moduli për shqyrtimin e kërkesave: Këtu, KQZ-ja shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi.

3) Paneli statistikor në kohë reale që ofron të dhëna të përditësuara në kohë reale për kërkesat dhe procesimin e tyre. Ky panel është i aksesueshëm për partitë politike dhe organizatat, duke siguruar një pamje të qartë dhe të plotë të procesit.

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të çeli një llogari në platformën (PER). Gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

. Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon  pronësinë e banesës;

. Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;

. Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;

. Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;

. Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;

. Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;

. Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;

. Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;

. Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;

. Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;

. Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

. Çdo dokument tjetër që provon qëndrimin e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona.

Përjashtim do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor, ku (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë. Pas regjistrimit, KQZ-ja i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ-ja nuk e miraton regjistrimin, i sqarohet emigrantit për dokumentet që duhet t'i plotësojë. Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

 

 

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat