Vota e diasporës në zgjedhjet e majit - Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Teksa shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, koha e pajisjes me dokumente identifikimi për këta qytetarë do të përgjysmohet. Konfirmimi vjen nga administratorja e Kompanisë shtetërorë të prodhimit të dokumenteve IdentiTek, e cila bëri me dije gjithashtu mundësinë për aplikim edhe përmes zyrave të lëvizshme në qytetet ku jetojnë.
“Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik, i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, - shpjegoi administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.
Gjatë vizitës pranë zyrave të IdentiTek ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se me afrimin e zgjedhjeve duhen organizuar të gjitha kapacitetet, për të pasur lehtësim në të gjithë regjimin e aplikimit dhe prodhimit e pasaportave dhe kartave të identitetit.
“Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, - theksoi Ministri.
Paralelisht u bë me dije se janë marrë masat sa i përket burimeve njerëzore, që të punohet me kapacitet të plotë dhe t’i paraprihet fluksit që pritet të ketë në procesin e ardhshëm elektoral. Kapaciteti i plotë i prodhimit është 6,000 mijë pasaporta dhe 15,000 mijë karta identiteti në ditë.
Sondazh

Ministri Hoxha inspektim tek IdentiTek/Risitë e procesit.- Përgjysmohet koha e pajisjes me dokumente për diasporën
Koha e pajisjes me dokumente identifikimi për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të përgjysmohet. Kjo u konfirmua nga Administratorja e......

Tregjet botërore, të brishta ndaj tarifave të Trump - Kina, Evropa dhe Kanadaja, në rrezik nga politikat tregtare të SHBA-së
Nga Kina në Evropë, duke përfshirë Kanadanë e Meksikën, tregjet botërore po ndiejnë rrezikun e premtimit të Donald Trump për të rritur tarifat kur ai të......

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën nga zjarri? - AMF: Në 9 muaj, numri i kontratave u rrit me 2%
Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar-nëntor 2024 arritën në rreth 8,5 miliardë lekë, 6.69% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit......

“Fragmentimi i tregjeve financiare dëmton Evropën” - Komisionerja e BE-së synon unifikimin e sistemit për të rritur konkurrencën
Industria financiare e Bashkimit Evropian përballet me barra të barabarta me një tarifë 110% për shkak të fragmentimit të tregjeve të bllokut për shërbimet......

Çmimi i ri i energjisë/jo faturim me fasha, por sipas konsumit/ Rama: Shqipëria, në vend të parë në rajon për prodhim të energjisë
“Një arritje nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike”. Kështu e ka konsideruar......

Ulet çmimi i energjisë për 880 mijë familje - Skema e re për konsumin deri 700 kWh/muaj. Preken ata që paguajnë deri 8 mijë lekë/muaj
Duke filluar nga data 1 shkurt, të gjitha familjet që aktualisht paguajnë një faturë mujore për energjinë elektrike jo më të lartë se 8 mijë lekë do të......

Si ndryshuan të ardhurat e punës jashtë vendit në 5 vite?/ Rritje rekord në vitin 2024, 3 herë më shumë se gjatë pandemisë
Të ardhurat nga puna jashtë vendit përbëjnë një komponent të rëndësishëm për ekonomitë e shumë vendeve. Emigrimi për qëllime punësimi është shndërruar në një......

Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit? Jemi ndër të fundit në Europë dhe të parafundit në rajon
Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të......