Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2025, 18:46

Vota e diasporës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor-Votohet edhe fondi për financimin e partive gjatë fushatës

Nga SCAN TV

Vota e diasporës, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor-Votohet

Me 108 vota pro, Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Ndryshimet e miratuara parashikojnë eliminimin e pagesave nga qytetarët dhe sigurojnë mbulimin e plotë të shpenzimeve për dërgesat postare të votave nga jashtë vendit.

Një tjetër ndryshim ligjor ka të bëjë me numërimin e votave që do të kthehen nga posta, i cili do të realizohet nga një komision dypartiak i balancuar.

Është arritur një marrëveshje për shkurtimin e afateve për regjistrimin e partive politike dhe kandidatëve në zgjedhje, me qëllim që të fitohet kohë për prodhimin e fletëve të votimit, të cilat do të dërgohen me postë jashtë vendit dhe të kthehen në kohë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gjithashtu në këtë seancë u votua me 107 vota pro, 1,5 mln euro fond për partitë që të financojnë fushatën për zgjedhjet e 11 majit. 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat