Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 10:45

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë kërkesa të refuzuara!

Nga Edel Strazimiri

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë kufirit, për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në datën 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars 2025.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur shifrën 134 279, ndërsa deri sot në orën 10:09 janë miratuar 81 109 kërkesa ndërsa sa i përket refuzimeve shifra e regjistruar deri më tani është 46 989 kërkesa.

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë

Bazuar në informacionit e publikuar nga KQZ sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 80 393 (59,9%) kërkesa, ndërsa femrat janë 53 877 (40,1%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 37 360 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 36 344 kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 25 642 dhe mbi 56 vjeç janë 20 983 kërkesa për regjistrim. Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 13 941 të tilla.

Vota e diasporës/ KQZ: Mbi 134 mijë regjistrime. Rreth 47 mijë

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 50 398, e ndjekur nga Greqia me 36 353, Gjermania me 16 029, si dhe nga SHBA me 9 874.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 26 630, më pas Fieri me 18 892, Korça me 14 139, Durrësi me 13 937 etj.

Sondazh

Poll
Shqipëria 3 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke e nisur këtë javë dhe muaj ne kuota pozitive duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 97.2......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat