Vota e diasporës/ Celibashi: Mbi 160 mijë zgjedhës të regjistruar në PER. Kush refuzohet mund të riaplikojë!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashi njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 160 mijë zgjedhës shqiptarë nga jashtë janë regjistruar në aplikacionin PER të KQZ-së që prej datës 11 janar.
Gjithashtu ai bëri thirrje që emigrantët të regjistrohen dhe të dërgojnë kërkesën për të qenë votues brenda afatit të fundit, që është 4 marsi.
Për ata që janë refuzuar, KQZ ka sqaruar se mund të riaplikojnë pa kufizim, duke ndjekur udhëzimet e dërguara në llogaritë e tyre në aplikacionin PER.
Ceibashi thekson se zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.
“Përpara se të riaplikoni duhet të: Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ”, shkruan Celibashi.
Sondazh

Jo më luftë tregtare? – Trump: “Marrëdhënia që kam me presidentin Xi është e shkëlqyer"!
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se një marrëveshje tregtare me Kinën "është e mundur" në një intervistë në bordin e Air Force One. Ai tha......

Rimarrja e patentës pas humbjes së pikëve – DPSHTRR: Vetëm 234 persona e kanë rifituar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi sot se nga 1813 ri regjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie pasi në ndryshim nga dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98.7......

Rama me punonjësit e bashkisë: Integrimi në BE kalon nga Tirana-“Lejet e ndërtimit, motori i zhvillimit të qytetit"
Sektori i ndërtimit është motori i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit. Në një takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se falë lejeve......

SHBA, gripi i shpendëve “sëmur” tregun - Përhapja e sëmundjes nxit kërkesën për marrjen me qira të pulave
Përhapja e gripit të shpendëve në SHBA ka rritur çmimet e vezëve dhe ka zbrazur raftet, duke shkaktuar një rritje të mprehtë të kërkesës për shërbimet e......

Muaji i parë i Trump në detyrë: Si ka ndikuar në tregjet financiare?!
Ka kaluar një muaj nga inaugurimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i rikthyer i SHBA-së ka vepruar me shpejtësi sipas politikave të tij të......

Si do të ndikojnë tarifat tek inflacioni në SHBA? - Fed, e shqetësuar për pasojat e politikave të Trump
Zyrtarët e Rezervës Federale në janar ranë dakord se do të duhej të shihnin uljen e mëtejshme të inflacionit përpara se të ulnin normat e interesit.......

265 pasuri të konfiskuara në të gjithë vendin - Shumica prej tyre ndërtesa për banim, apartamente dhe toka arë në Tiranë
Sipas Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Shqipëri rezutojnë të jenë konfiskuar rreth 265 pasuri. Kjo agjenci ka......