Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 14:17

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të përbëjnë kufizim të konkurrencës në treg

Nga Diamila Leka

Vodafone dhe One, nën hetim paraprak- KK: Sjelljet e tyre mund të

Komisioni i Konkurrencës, vendosi nën hetim paraprak Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Referuar njoftimit të Komisionit të Konkurrencës, nisur nga ankesat e paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, mbi rritjen e çmimit të paketave me pagesë nga ndërmarrja Vodavone Albania SHA, si dhe të ankesave në vijim gjatë vitit 2024 për ndërmarrjen One Albania Sha, autoriteti realizoj një monitorim në këtë treg.

Në këtë kuadër, Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 29.01.2025, mori në shqyrtim raportin e Sekretariatit të Konkurrencës për hapjen e procedurës së hetimit parapak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare.

Ndërkohë, nga vlerësimi i informacionit gjatë monitorimit, u konstatua se sjellja e ndërmarrjes Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare mund të përbëjë kufizim të konkurrencës referuar neneve 4 dhe 9 të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në përfundim, Komisioni i Konkurrencës, vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA. Ndërkohë, ky hetim do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 deri në 31 dhjetor 2024.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat