“Vlon” kërkesa për kredi nga shqiptarët - BEI: Tregu financiar, aktiv. Bankat “frenojnë” huanë për banesa

Tregu financiar në Shqipëri po kalon një fazë dinamike, ku dëshira e qytetarëve dhe bizneseve për të investuar mbetet në nivele rekord.
Sipas raportit më të fundit të Bankës Evropiane të Investimeve për fundvitin 2025, kërkesa për kredi ka shënuar një rritje që tejkalon edhe pritshmëritë e vetë bankierëve. Ky vrull udhëhiqet kryesisht nga familjet që kërkojnë të blejnë një shtëpi dhe nga individët që kërkojnë kredi konsumatore për të rritur standardin e jetesës. Ajo që bie në sy është se "epoka e euros" në kredi po zbehet. Shqiptarët po zgjedhin masivisht monedhën vendase, Lekun, duke u mbrojtur kështu nga rreziqet e kursit të këmbimit.
Por, ndërsa kërkesa vlon, nga ana tjetër e sportelit situata paraqitet më e matur. Për herë të parë pas një periudhe lehtësimesh, bankat kanë filluar të shtrëngojnë kriteret e tyre. Marrja e një vërtetimi page apo kolaterali nuk mjafton më si dikur. Ky shtrëngim po ndodh kryesisht në kreditë për shtëpi dhe në financimet e mëdha për biznesin.
Faktorët janë të lidhur me rregulloret e reja të mbikëqyrjes dhe një pasiguri të lehtë që vjen nga tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, ky "frenim" nuk pritet të jetë afatgjatë. Ekspertët parashikojnë që në fillim të vitit 2026, bankat do të gjejnë një ekuilibër të ri, duke u kthyer në një pozicion më neutral dhe më mbështetës.
Një nga lajmet më pozitive që vjen nga ky raport është përmirësimi i cilësisë së kredisë. Edhe pse jetojmë në një kohë me sfida ekonomike, raporti i kredive me probleme ka pësuar rënie. Kjo tregon se familjet dhe bizneset shqiptare janë treguar të përgjegjshme dhe korrekte me shlyerjen e kësteve.
Kjo qëndrueshmëri ka rritur besimin e grupeve bankare mëmë në Evropë, të cilat e shohin Shqipërinë si një treg me potencial të lartë. Sidoqoftë, një paralajmërim i lehtë vjen për muajt e ardhshëm, bankat presin një rritje të lehtë të vështirësive në pagesa, që kërkon një kujdes më të shtuar nga ana e huamarrësve.
Reformat në sektorin hekurudhor - Komuniteti i Transportit: Ndarja në 4 kompani, konsolidimi pritet brenda 2026-ës
Zbatimi i reformave në sektorin hekurudhor në Shqipëri po ecën me ritme të moderuara, duke arritur një nivel zbatimi prej 45%, sipas raportit të Komunitetit......
Pagesa e taksës së mjeteve/ DPSHTRR: Tashmë 100% online përmes platformës e-Albania!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes......
“Pezullohen vetëm vizat për emigrim” - Sqarimi i ambasadës së SHBA: Turizmi dhe vizitat vijojnë normalisht
Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një ditë më parë pezullimin e vizave për emigrim për aplikantët nga 75 shtete të botës. Ndër to, nga Ballkani......
Rimbursim deri 13 mijë lekë për arsimin e fëmijëve - Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi përmes plotësimit të DIVA-s
Qytetarët e punësuar të cilët kanë të ardhura të tatueshme vjetore deri në 1.2 milionë lekë, përmes plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave,......
Energjia e rinovueshme, 43% e totalit/ Eurostat: Jemi mbi mesataren e BE-së, por me hendek të fortë në transport
Publikimi i “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi statistikat e energjisë së rinovueshme tregon se rreth 43.11% e energjisë në vendin tonë vjen nga......
364 mln euro për ndërtimin e rrugëve - Projektet më të financuara gjatë vitit 2025 nga Autoriteti Rrugor Shqiptar
Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni buxhetor me vlerën më të madhe të pagesave të transaksioneve për vitin 2025. Sipas të dhënave nga Open Data......
Porti i Durrësit, mbi 790 mijë udhëtarë në 2025-ën/ APD: Sezoni veror rriti fluksin e pasagjerëve
Porti i Durrësit vijon të mbetet nyja kryesore e transportit detar të pasagjerëve në Shqipëri përgjatë 2025- ës. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë......
Sa para’ dërgojnë dhe kursejnë emigrantët? Të kthyerit kursyen më shumë me 76% të objektivit financiar të realizuar
Emigrantët shqiptarë që kthehen në vend dërgojnë më shumë remitanca gjatë periudhës së emigrimit krahasuar me ata që janë ende jashtë. Ndërkohë sipas Anketës......


