Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 17:00

Vlerësimi dhe analizimi i sigurisë kibernetike, qeveria miraton metodologjinë

Nga Scan TV

Vlerësimi dhe analizimi i sigurisë kibernetike, qeveria miraton

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për sigurinë kibernetike” u vendos në mbledhjen e ditës së sotme miratimi i metodologjisë për vlerësimin dhe analizimin e rrezikut të sigurisë kibernetike.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe operatorët e infrastrukturave kritike e të rëndësishme të informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat