Vjedhjet e energjisë bien me 6% - Përmirësohet niveli i humbjeve në rrjetin elektrik, rënie me 1.2%
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë vitit 2024 në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën vlerën 1.614 GWh në vitin 2024 nga 1.655 GWh në vitin 2023, duke shënuar një rënie me 2.4 %.
Sipas INSTAT, pesha e humbjeve në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë vitit 2024 është 19.8 % nga 21.0 % që ishte në vitin 2023, duke shënuar një ulje me 1.2 %.
Gjatë vitit 2024 humbjet në transmetim janë ulur me 8.6 % dhe humbjet në shpërndarje kanë rënë me 1.5 %, krahasuar me vitin 2023. Sa i takon humbjeve në rrjetin e shpërndarjes ndikimin në rënien e tyre e kanë patur humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Sipas INSTAT këto humbje ranë me 6% gjatë vitit 2024, në raport me një vit më parë.
Gjithsesi, për vitin 2024 pas rreth 416 mijë mWh energji rezulton të jetë humbje jo teknike. Ndërkohë që, humbjet teknike që vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar u regjistruan thuajse në të njëjtat nivele.
Në fakt, gjatë vitit që shkoi Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ndërmori kontrolle të shumta për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.
Kontrollet u kryen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, fokusi ishte tek subjektet që paraqisnin mundësi abuzimi me energjinë elektrike. Pas kontrolleve, subjektet ku konstatoheshin vjedhje, procedoheshin në polici për shkelje të ligjit të energjisë. Më së shumti këto subjekte operonin në zonat bregdetare.
Sondazh

Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën? - Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje
Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Vendimi është botuar......

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias......

Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën......

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?
Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja, do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi i......

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë
Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga......

Plani i riarmatimit të Europës - Von der Leyen parashtron paketën e mbrojtjes prej 800 miliardë euro!
Ursula von der Leyen propozoi të martën një plan të riarmatimit të Europës që ajo tha se mund të shihte shtetet anëtare të mobilizojnë deri në 800 miliardë......

Sa para’ “derdhin” shqiptarët në fondet e investimeve? - AMF: Rreth 17% më shumë anëtarë në 2024. Titujt qeveritarë, më të preferuarit
Në vitin që lamë pas janë shtuar personat që zgjedhin t'i investojnë paratë e tyre në bono thesari dhe obligacione përmes fondeve të investimeve. Të dhënat......