Shqipëria Postuar më 26 Shtator 2025, 10:57

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i “zgjuar”, pa burokraci dhe me inteligjencë artificiale

Nga Fabjona Pasho

Vizioni i qeverisë për administratën publike - Shtet i

Reformimi i administratës publike është një ndër kushtet kryesore të qeverisë shqiptare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përfshirë në grupkapitullin e parë “Themelorët”.

Gjatë mandatit të tretë të qeverisë Rama, administrata publike është cilësuar si armata pararojë për arritjen e objektivit për integrimin në Bashkimin Europian dhe ky mision pritet të vijojë edhe gjatë këtij mandati.

Në programin qeverisës, një nga objektivat kryesore sa i përket administratës publike, antikorrupsionit dhe transaprencës është ndërtimi i një shteti “të zgjuar”, efikas, transparent dhe me integritet të lartë.

Ky vizion synon të krijojë një administratë moderne, pa burokraci të panevojshme dhe me përdorim të avancuar të inteligjencës artificiale në të gjitha proceset, duke i paraprirë nevojave të qytetarëve dhe biznesit.

Në fokus të reformës është digjitalizimi i plotë i shërbimeve publike dhe kalimi drejt një administrate “pa letër”. Qeveria synon të reduktojë ndjeshëm përdorimin e dokumenteve fizike dhe të avancojë ndjeshëm komunikimin ndërinstitucional dhe me qytetarët përmes platformave digjitale.

Një tjetër shtyllë e programit është transformimi i sistemit të burimeve njerëzore. Përmes digjitalizimit tërësor dhe inteligjencës artificiale, do të automatizohen proceset si pagesat, vlerësimi i performancës dhe identifikimi i nevojave për zhvillim profesional. Ndërkohë, rekrutimet në administratë do të bëhen përmes një portali unik dhe një asistenti digjital 24/7, duke garantuar transparencë dhe meritokraci.

Qeveria premton një qasje të re ndaj luftës kundër korrupsionit, përmes ngritjes së një sistemi të posaçëm për identifikimin, vlerësimin dhe reduktimin e rreziqeve në sektorët më të ndjeshëm, si: prona, tatime, dogana, shëndetësi, arsim, prokurime dhe kontrata publike.

Platforma “Transparent Albania” do të shndërrohet në portën unike të informimit public mbi shpenzimet dhe projektet publike. Ajo do të mbështetet nga inteligjenca artificiale për të gjurmuar dhe monitoruar automatikisht të dhënat dhe proceset, duke forcuar më tej transparencën dhe llogaridhënien.

Programi përfshin gjithashtu zbatimin e sistemit të ri “Smart Procurement”, një ndër platformat e para në Evropë që përdor inteligjencën artificiale dhe automatizimin për të menaxhuar proceset e prokurimeve publike, me qëllim minimizimin e ndërhyrjeve njerëzore dhe rritjen e efikasitetit.

Shqipëria 26 Shtator Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht duke regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të premte me 82.4 lekë dhe është shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat