Shqipëria Postuar më 5 Janar 2026, 10:29

Viti nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Viti nis pozitivisht për valutat e huaja – Forcohen Dollari, Euro,

Dollari amerikan e ka nisur vitin pozitivisht duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 81.5 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rritje të ndjeshme të kuotës këtë të hënë teksa e nis edhe ajo vitin në trend pozitiv duke u blerë sot me 95.8 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë në raport me javën e vitin e kaluar.

Franga zvicerane edhe ajo është forcuar këtë vit të ri duke u blerë sot krahasuar me javën e vitin që lamë pas me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik nuk bën përjashtim as ai duke fituar pikë këtë të hënë dhe këtë fillim viti teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 109.4 lekë dhe është shitur me 111 lekë në raport me vitin e shkuar.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat