Viti nis me më shumë naftë dhe kafe - Arsyet/ Pse po rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës?
2025-sa ka nisur me rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit, por dhe mallrave të tjerë të akcizës.
Përgjatë muajit Janar janë importuar dhe rrjedhimisht kanë shkuar për konsum nga qytetarët shqiptarë por edhe turistët, 53.2 mijë ton karburant. Krahasuar me janar 2024, importet e këtij produkti kanë kapërcyer me 7.2 mijë tonë më shumë.
Rritja e konsumit të karburanteve, si një nga produktet kryesore që ndikon në zinxhirin ekonomik të mallrave dhe shërbimeve, sinjalizon rritje të kërkesës së brendshme dhe rritje ekonomike.
Po ashtu, sinjalizon edhe nisjen e një viti të mbarë turistik dhe më shumë shpenzime nga ana e qytetarëve shqiptarë. Një nga arsyet është edhe rënia e çmimit të naftës në treg, e cila aktualisht tregtohet mesatarisht me një çmim 175 lekë për litër, çka i bën qytetarët të lëvizin më shumë përgjatë fundjavave dhe të shfrytëzojnë pushimet afatshkurtra. Po ashtu shtrirja e sezonit turistik përgjatë gjithë vitit, ku nuk kemi vetëm turistë të interesuar për zonat bregdetare, por edhe për të vizituar qytete turistike të vendit, dhe pjesë e mirë vijnë me automjete personale apo marrin makina me qira, ka bërë që të rritet ndjeshëm konsumi.
Po ashtu, rritje të ndjeshme ka pasur dhe importi i birrës, ku duket se strukturat akomoduese po bëhen gati të presin më shumë turistë. Në Janar 2025 janë importuar 3256 ton birrë, nga 2400 ton të importuara në janar 2024.
Por përpos rolit që luan turizmi në importin e këtij produkti, blerja e sasive të konsiderueshme nga jashtë është favorizuar edhe nga unifikimi i akcizës për prodhimin vendas, ka sjellë disavantazh për fabrikat që operojnë në Shqipëri të cilat po përballen me kosto të larta dhe vështirësi të shumta, por nga ana tjetër ka krijuar më shumë terren për importuesit.
Importi i kafesë po ashtu ka ardhur në rritje, ku në muajin e parë të vitit janë importuar 723 ton, me një dyfishim të sasisë në raport me Janarin 2024.
Ndërsa importi i cigares ka pasur një rënie të lehtë, por të pandjeshme në raport me janarin 2024, ku janë importuar në total 209 ton.
Të ardhurat nga akciza për Janarin e këtij viti u regjistruan në 4.9 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 13.2 % në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sondazh

Sa lekë shpenzojnë shqiptarët për parfume? Vjet u importuan rreth 10 mln euro. Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë peshën
Industria e parfumeve në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, me një kërkesë të lartë për aromat e markave të ndryshme nga vende të ndryshme. Të......

Mbështetje për reformat, 657 milionë euro nga BE - Marrëveshja e huasë, për miratim në Kuvend
Në Kuvend është depozituar për ratifikimin marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin......

Çfarë materialesh dhe mineralesh kritike ka Ukraina dhe pse Trump, e jo vetëm, kërkojnë akses?!
Një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet e lakmuara dhe tokat e rralla të Ukrainës është ende në lojë, thanë Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy......

Mbyllen regjistrimet për votuesit nga diaspora/ KQZ: Mbi 230 mijë kërkesa të miratuara!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të......

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Euro arrin nivelin më të lartë në 3 muaj ndërsa BE përgatitet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes!
Euro u rrit për të dytën ditë radhazi tregtimi pasi kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se qeveria do të zhbllokonte miliarda euro për......

Ndërtimi “çlirohet” nga presioni i çmimeve/ Kostot në sektor u rritën me vetëm 1.2% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......