Viti 2024 u mbyll me besim të ulët në ekonomi - BSH: Qytetarët, “pesimistë” për blerje të mëdha në të ardhmen
Viti 2024 u mbyll me një besim të ulët në ekonomi. Sipas vrojtimit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 3.8 pikë në muajin dhjetor. Pavarësisht se besimi ka rënë në të gjithë sektorët e ekonomisë, niveli i tij qëndron me më shumë se 8 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Konkretisht, treguesi i besimit në shërbime u tkurr me 5.5 pikë përqindje në dhjetor. Kjo për arsye të vlerësimeve në rënie të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Ndërkohë, pritjet për nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart. Edhe treguesi i besimit të industrisë ra me 1 pikë përqindje, duke vijuar tendencën rënëse për të tretin muaj radhazi, ndikuar nga vlerësimet më pesimiste të bizneseve për prodhimin industrial aktual.
Nga ana tjetër, besimi i konsumatorëve në ekonomi ka regjistruar një rënie me 1.7 pikë përqindje. Qytetarët e shohin me pesimizëm situatën e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen, por edhe blerjet në shuma të mëdha.
Treguesi i besimit në tregti u zvogëlua me 3.3 pikë përqindje në dhjetor, pas rritjes me 2.5 pikë përqindje në dy muajt e tjerë të këtij tremujori. Në rënien e këtij treguesi ndikoi kryesisht vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit, pritjeve për punësimin në të ardhmen, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rritje.
Gjithashtu edhe treguesi i besimit në ndërtim është tkurrur me 5.1 pikë përqindje. Rënia e këtij treguesi erdhi kryesisht nga vlerësimet më pesimiste për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet që do të vendosin ndërtuesit në të ardhmen kanë regjistruar rritje, ndërsa ato për punësimin paraqiten në përkeqësim të lehtë.
Sondazh

694 milionë lekë për shkollën e re në Tiranë - Hapet tenderi për ndërtimin e objektit modern
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin e një shkolle të re në rrugën “3 Dëshmorët”, në godinën e së cilës përfshihet arsimi 9-vjeçar, ai......

Makinat elektrike, rekord shitjesh në Britani - 20% nga 1.95 milionë të shitura në vitin 2024
Shitjet e makinave elektrike në Mbretërinë e Bashkuar arritën një numër rekord vitin e kaluar, ndërsa grupet mjedisore nxisin qeverinë që t'u përmbahet më......

Kostot e Administratës Publike: 127.6 miliardë lekë për 86 mijë rrogëtarë
Administrata Publike Shquiptare në vitin 2025 planifikohet të jetë ‘një ushtri’ prej 86.314 rrogëtarësh, të paguar direkt nga buxheti i shtetit. Kostoja e......

Si ka peshuar miliarderi Elon Musk në politikën globale gjatë vitit 2024?!
Miratimi i fundit i Elon Musk për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të Gjermanisë ndezi polemika disa javë para zgjedhjeve......

Apple do të paguajë 95 milionë dollarë klientëve të saj për të zgjidhur padinë që akuzon Siri për përgjim!
Apple ka rënë dakord të paguajë 95 milionë dollarë për të zgjidhur një padi që akuzon kompaninë e prirur ndaj privatësisë për vendosjen e asistentit të saj......

Polonia merr presidencën e BE-së - Agjenda fokusohet te mbrojtja dhe siguria e Evropës
Polonia ka marrë zyrtarisht presidencën e saj në Këshillin e BE-së, me fokusin te mbrojtja dhe siguria e Evropës. Ndër të tjera, kryeministri i vendit Donald......

Shteti më i varfër i Amerikës rivalizon Gjermaninë: Si krahasohet PBB-ja për frymë në SHBA dhe BE?!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë i shtetit më të varfër të SHBA-së është më i lartë se ai i pesë ekonomive kryesore të Europës, me përjashtim të......

Cilat janë vendet më të mira europiane për të investuar në prona në vitin 2025?
Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin më të mirë të......