Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, në rezidencë artistësh-Rama: Mungonte, një mundësi për artistët e rinj, shqiptarë e të huaj
Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, është kthyer në një ambient të hapur ku do i dedikohet kulturës që nga kjo e enjte. Tashmë si një rezidencë artistësh, do të presë artistë shqiptarë dhe të huaj në organizimin e ngjarjeve kulturore e artistike. Rezidenca do quhet Vila 31 dhe Art Explora, ndërsa në ceremoninë e hapjes mori pjesë kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja si dhe me ambasadoren francize.
“Mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptare dhe nga e gjithë bota për tu takuar në një hapësirë ku secili ka zonën e vet por të gjithë bashkë kanë dhe hapësirën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të ngjashme. Në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris. Kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin. Duhet të siguroheni që keni një gjobë të tillë. Duke parë gjithë këto parkete. Ishte goxha gjobë. U detyrova ta paguaj. Në këtë hapësirë do krijohen sinergji të reja edhe për mënyrën si është i ndërruar projekti. I uroj sa më shumë sukses Art Explora në këtë ekspeditë të re. I uroj ta kalojnë sa më mirë. Një konkurrencë e jashtëzakonshme. Do rritet numri i atyre që do duan të vijnë. Kush e merr këtë mbështetje është vërtetë me fat. Patjetër më vjen mirë që u bëmë sebep. Mungonte.
Gjatë fjalës së tij ministri Gonxhja u shpreh se kjo rezidencë do të sjellë dinamikë në tregun e artit shqiptar, ndërsa do të shërbejë edhe si një qendër kursesh.
“Do mbështesim qendra dhe shoqata në mënyrën e re si do jetë pjesëmarrja e MEKI, mënyra si vërtetë Art Explora çelë këtë qendër dhe e gjen Tiranën në një hotspot me një jetë artistike të pavarur në mënyrë transparente. Vjen në momentin e duhur dhe në një situatë ku jemi të përgatitur për rolin e qeverisjes karshi artit dhe artistëve. Në këtë qendër do ketë dhe kurse profesionale. Kemi shumë artisti por nuk kemi nivelin që do donim edhe për administrimin financiar dhe nevojën për menaxhimin e qendrave. Një gjë arti dhe një gjë tjetër administrimi. Kemi pasur shkolla dhe klasa artistësh por nuk kemi pasur breza menaxherësh.”
Kryeministri Rama shtoi se përmes projekteve si kjo, do të jetë një tjetër projekt për një shtëpi për shkrimtarët në Gjirokastër.
Sondazh

Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Gonzato, ligji për mbrojtjen e të dhënave përparim i rëndësishëm drejt BE-së
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Bashkimit Evropian......

Lidhni rripin e sigurimit: Zbulohen rrugët ajrore me më shumë turbulenca në Europë!
Tetë nga dhjetë rrugët më të trazuara fillojnë ose përfundojnë në të njëjtin vend. Duket se kemi dëgjuar më shumë për turbulencat në 2024 se kurrë më parë.......

“BE të integrojë tregun e energjisë” - FMN kërkon bashkëpunim mes shteteve për të rritur konkurrencën globale
Kompanitë e Bashkimit Evropian mund të bëhen më konkurruese ndaj rivalëve të tyre amerikanë dhe kinezë nëse paguajnë më pak për energjinë. Ky qëllim mund të......

Shqiptarët tërhoqën më shumë para’ nga bankomati - BSH: Në janar-nëntor 2024 u tejkalua rekordi i transaksioneve të vitit 2023
Pavarësisht se në nëntor ka pasur një rënie të transaksioneve të realizuara përmes bankomateve, në 11 muaj është tejkaluar rekordi i vitit 2023. Në periudhën......

Avantazhet dhe disavantazhet e kabllove nënujorë - Studimi/ Linja energjetike me Italinë sjell më shumë fleksibilitet për Shqipërinë
Nga transporti i energjisë elektrike në mënyrë tradicionale përmes shtyllave tek kabllot nënujorë. Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë, Italisë dhe......

“Kujdes nga faqet e rreme që kërkojnë të dhëna bankare!” - Apeli i Shoqatës së Bankave: Mos tregoni kuriozitet ndaj ofertave joshëse në internet
Janë identifikuar raste të vjedhjes së llogarive bankare të qytetarëve nga faqe të rreme në internet. Deri më tani, personat që fshihen pas këtye mashtrimeve......

3.7 milionë lekë gjoba për abuzimin me të dhënat - Komisioneri, 16 vendime dhe 20 rekomandime në 2024-ën
Qytetarët shqiptarë po ndërgjegjësohen çdo ditë e më shumë sa i takon mbrojtjes së të dhënave të tyre personale dhe mos lejimin e shkeljes së......

“Oligarkia në SHBA po kërcënon demokracinë” - Biden paralajmëron për rrezikun e përqendrimit të pushtetit në vend
Presidenti Joe Biden mbylli një karrierë politike gjysmëshekullore me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, duke shpresuar lënien e një trashëgimie......