Shqipëria Postuar më 19 Gusht 2025, 10:45

Vijon rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Euro e Franga!

Nga Edel Strazimiri

Vijon rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Euro e Franga!

Dollari amerikan sikurse edhe një ditë më parë ka regjistruar sërish rritje të lehtë të kuotës edhe mëngjesin e sotëm duke u blerë me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka pasur një mëngjes pozitiv ditën e sotme pasi ka shënuar rritje edhe ajo në raport me ditën e djeshme teksa është blerë me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.5 lekë.

Franga zvicerane edhe ajo ka pasur një rritje të kuotës këtë të martë krahasuar me ditën e djeshme ku sërish shënoi një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 101.9 lekë dhe duke u shitur me 103.2 lekë.

Paundi britanik është valuta e vetme që duket se nuk është luhatur nga dita e hënë ndjeshëm pasi vijon edhe këtë mëngjes pa ndonjë ndryshim të dukshëm të blihet me 111.2 lekë dhe të shitet me 112.7 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat