Shqipëria Postuar më 26 Gusht 2026, 10:39

Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Vijon rënia në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e

Dollari amerikan edhe pse duket relativisht i stabilizuar këtë mëngjes vijon të qëndrojë në kuota negative përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 78.7 lekë dhe duke u shitur me 79.7 lekë në raport me ditën e djeshme.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane edhe ajo nuk duket të ketë rikuperuar pikë as këtë të mërkurë teksa është blerë sot me 92 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm duke mos regjistruar lëvizje lekë krahasuar me ditën që lamë pas teksa është blerë sot me 98 lekë dhe është shitur me 99.2 lekë.

Paundi britanik sakaq ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të mërkurë pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat