‘Vijon pastrimi i “plagës” në Theth’ - Rama: KLP të qëndrojë seriozisht mbi Prokurorinë e Shkodrës!
Kryeministri Edi Rama tha sot, se po vazhdon ende puna për pastrimin e “plagës” që iu hap Thethit, pas ndërtimit aty të një fshati turistik.
Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se Ministria e Drejtësisë po bën gati të gjitha dokumentet, përmes të cilëve do të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të qëndrojë seriozisht mbi Prokurorinë e Shkodrës dhe jo thjesht e vetëm mbi zonjën Gjeli.
“Është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth, ku strukturat e shtetit që kanë vepruar janë lënë në baltë nga një prokurore, ndërkohë Prokuroria e merr dhe në mbrojtje. Dhe këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, por në analizat dhe deklaratat e tyre vetëm logjikë nuk ka. Ajo mungesë logjike në një organ të zbatimit të ligjit përkthehet në dëme shumë të mëdha për Republikën, komunitetin, individët, natyrën, për pasurinë tonë të përbashkët, për imazhin e vendit në sytë e atyre qindra turistëve dje dhe sot në Theth që shikojnë fadromat”, tha ai.
Rama u shpreh se fadromat janë atje “për të pastruar plagën e hapur nga një individ totalisht i papërgjegjshëm që ka kryer një krim të shumëfishtë dhe që ende nuk dihet kush është sepse prokurorja Gjeli e ka lënë të lirë, duke vendosur mosfillimin e çështjes, pa bërë asnjë hetim”.
“Beteja është kjo në të katër anët, për këtë e kemi marrë mandatin e katërt”, përfundoi Rama.

Rama: Pas Vlorës, pasdite në Fier dhe Durrës, domosdoshmëri vetëpastrimi i brendshëm!
Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në platformat sociale, se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe......

“Ulje e mëtejshme çmimi për energjinë elektrike” - Balluku: Skema aktuale nxit kursimin e energjisë. Liberalizimi i tregut vazhdon në janar
Politikat në sektorin elektroenergjetik do të kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientët. Deklarata u bë nga ministrja e Infrastrukturës dhe......

Dokumenti i Kadastrës/ Si do bëhet regjistrimi i tokave me 7501?!
Bashkë me regjistrimin fillestar, Agjencia e Kadastrës synon që deri në 2028-n të përfundojë skanimin dhe digjitalizimit të kartelave të pasurisë dhe hartave......

Plan-operacioni “Plazhi i lirë” – Policia kontrolle në vijën bregdetare të Kavajës!
Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave......

'Reforma dha atë që pritej nga Shqipëria' - Gonzato: SPAK institucion themelor, të ndalet presioni ndaj Drejtësisë!
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot se, “reforma në drejtësi ka dhënë atë që pritej nga Shqipëria, sa i përket pavarësisë,......

Hapet zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë! - Hasani: Një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë!
Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë......

Situata e zjarreve në vend/ AKMC: 25 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot mbi situatën e zjarreve në rang vendi dhe më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra......

Pasuritë e paluajtshme “magnet” për investitorët e huaj - 3 mujori shënon rekord/ 362 milionë euro IHD, kryeson Turqia
Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion me potencial të lartë për investime. Fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëria ka shënuar rekord......