Vijojnë investimet në kullim-ujitje/ MBZHR: Përfundojnë punimet në kanalin K-1 në Kurbin

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon investimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, si për ndërtimin e veprave të reja, ashtu edhe për rehabilitimin dhe pastrimin e atyre ekzistuese.
Këto ndërhyrje synojnë garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemeve, duke iu përgjigjur nevojave për vaditje në bujqësi gjatë sezonit të thatë, por edhe për kullimin e tokave në periudhat me reshje intensive.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur se aktualisht ekipet e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit janë në terren dhe kanë përfunduar punimet në kanalin kullues K-1 në bashkinë e Kurbinit.
Salla ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryhet aktualisht në këtë vepër ujitëse, teksa bëri të ditur se, “me gjatësi 7,8 km, zhvendosja e rreth 25 mijë m³ dherave përmirëson kullimin e mbi 1500 ha tokë bujqësore dhe zonave të banuara”.
“Këto investime janë thelbësore për rritjen e produktivitetit në bujqësi dhe mbrojtjen e tokave nga përmbytjet, duke garantuar kushte më të mira për fermerët në të gjithë vendin”, tha Salla.
Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë individë deklarues të DIVA 2025!
Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave......
250 milionë euro për biznesin - Ibrahimaj: Nxitje investimeve dhe punësimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se memorandumi i nënshkruar mes qeverisë dhe bankave tregtare synon të mbështesë......
SHBA-Kinë, dy superfuqitë ekonomike - Analiza/ Çfarë pritet nga samiti 3-ditor Trump-Xi Jinping?
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Pekin për një samit tre-ditor që do të përfundojë të premten, vetë simbolika mbart një rëndësi të......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80.9 lekë dhe duke u......
Buxheti rekord i BE-së prej 2 trilionë euro - Cilët sektorë fitojnë dhe cilët humbasin?
BE-ja po negocion buxhetin e saj të ardhshëm afatgjatë, Kornizën Financiare Shumëvjeçare për vitet 2028-2034. Komisioni Evropian propozoi 1.8 trilionë euro,......
19,8 mln fuçi naftë të bllokuara në Lindjen e Mesme - Administrata amerikane përditëson të dhënat. Pret ulje të kërkesës, rritje çmimesh
Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë rishikoi parashikimet e saj të mëparshme për të reflektuar një goditje shumë më të madhe dhe më të gjatë......
Poker i vështirë në SHBA me dollarin - Uashingtoni lëviz drejt marrëveshjeve të shkëmbimit të valutave
SHBA po kërkojnë të forcojnë më tej pozicionin e dollarit si monedhë rezervë globale, mes përpjekjeve të Kinës për të forcuar më tej ndikimin e juanit. Një......
TikTok zgjeron ndjeshëm ndikimin në Shqipëri/ Shtrirja e reklamave zgjerohet me 9.3% të audiences brenda pak kohe
Të dhënat nga DataReportal, të bazuara në burimet e reklamimit të TikTok, tregojnë se TikTok është kthyer në një nga platformat më të fuqishme digjitale në......


