Vija bregdetare e Durrësit do të zgjerohet - Investim 583 mln lekë për rehabilitimin e plazhit dhe rritjen e turizmit
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërhyrje në rigjenerimin urban, mbrojtjen detare në zonën bregdetare, me objekt riprofilimi dhe mbushja me rërë e vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit deri te godina e Kavalishencës, Durrës. Vlera e përllogaritur e këtij projekti është 583 milionë e 323 mijë lekë.
Bregdeti i Durrësit në Jug të Portit e deri tek fundi i shëtitores së re ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme, që të shërbejë për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, zona e zhvillimit të projektit është ndarë në 3 pjesë. Në zonën e Portit të Durrësit po zhvillohet një investim i njohur si Durrës Yaht Marina, që synon krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimi zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 m. Ndërsa në pjesën tjetër të bregut nga Hawai Beach Bar e deri te fundi i shëtitores pranë pistës së vogël Iliria kemi një gjerësi të bregut të detit nga 15‐20 m në fillim e deri në 40‐50 m pranë pistës Iliria.
Kjo zonë e plazhit pranë shëtitores nuk mund të luajë plotësisht rolin e mbështetjes së turizmit turistik andaj ka nevojë për një riprofilim dhe mbushje me rërë të vijës bregdetare, thuhet në dokument.
Me qëllim përmirësimin e situatës, duke i dhënë kësaj zone një pamje të re, moderne dhe tërheqëse nga pikëpamja turistike, është parashikuar që kjo vijë bregdetare të zgjerohet me një gjerësi mesatare prej rreth 100 m duke u nisur nga kufiri i shëtitores së re. Ky zgjerim do të rikonfigurojë dhe vijën bregdetare duke e uniformizuar atë.
Sipas dokumentit të publikuar, objektiv është rehabilitimimi i plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 metër përgjatë zonës, që do të arrihet nëpërmjet punimeve në det për rindërtimin e morfologjisë së plazhit, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit dhe krijimin e një strukture për të ndarë zonën e zhvillimit të projektit Durrës Yaht Marina dhe zonën e plazhit publik nga Ura e Dajlanit e deri tek Godina e Kavalishencës.
Sondazh
Pronësia mbi tokën/ 3 mln kartela, në proces digjitalizimi - Dokumenti, afati deri në Qershor 2026. Zgjidhen mbivendosjet
Mosmarrëveshjet për tokën, pretendimet për mbivendosje dhe infrastruktura e pamjaftueshme, paraqesin sfida të vazhdueshme për menaxhimin efektiv të tokës, ......
‘Qeverisja e Europës’, PE miraton përbërjen e Komisionit Europian me 370 vota pro
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet......
Pse kërcënimi i Trump për të vendosur tarifa mund të jetë i kushtueshëm për konsumatorët amerikanë?
Nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump zbaton kërcënimin e tij për të vendosur tarifa 25% për çdo gjë të importuar nga Meksika dhe Kanadaja, rritjet e......
Përfshirja në SEPA, Natasha Ahmetaj: Garë e hapur për bankat e nivelit të dytë
Antarësimi në SEPA nuk është një përfitim vetëm për qytetarët që shkëmbejnë pagesa në euro. Edhe biznesi bankar pritet të jetë një përfitues i rëndësishëm......
Pranimi në SEPA, testimi i sistemit të transfertave në euro nis në janar 2025
Pas vendimit për anëtarësimin e Shqipërisë në zonën e pagesave SEPA, duhen gjashtë muaj kohë për zbatimin praktik. Zëvendës guvernatorja e Bankës së......
SEPA, Natasha Ahmetaj: Përfitimi vjetor mund të shkojë 100 milionë euro
Sipas përllogaritjeve paraprake përfitimi i përfshirjes së vendit tonë në sistemin e pagesave në euro SEPA mund të shkojë deri në 100 milionë euro në vit.......
Transfertat e parave, Natasha Ahmetaj: Komisionet nga 3 deri në 50 euro
Pas pranimit në SEPA, për transferta të caktuara në euro do të ketë zero komision. Ndërkohë që në përgjithësi ulja e komisioneve për cdo lloj transferte......
Euro mbetet i qëndrueshëm pavarësisht kërcënimeve të ripërtëritura të Trump për tarifa të reja!
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha në rrjetet sociale Truth se do të vendoste tarifa prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika. Si......