Video e fundjavës, Rama ndan pamjet e Unazës së Madhe - Kryeministri: Kjo është arteria kryesore për kryeqytetin
Hapja për qarkullimin e Unazës së Madhe të Tiranës së fundmi ka qenë temë e ditës.
Kryeministri i vendit, Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë pamjet e projektit infrastrukturor, I cili u hap për qarkullimin e mjeteve më 30 dhjetor të vitit që lamë pas.
“Mirëmëngjes dhe me Unazën e Madhe të Tiranës, një arterie kryesore e shumëpritur për kryeqytetin, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në Facebook.
I konsideruar si një nga projektet më të rëndësishëm infrastrukturorë, 30 dhjetori shënoi përfundimin e Unazës së Madhe të Tiranës dhe hapjen për qarkullimin e automjeteve në gjithë segmentet e saj.
Ndërtimi i kësaj unaze, që ndryshe quhet edhe unaza e pestë e Tiranës u planifikua që në planin rregullues të vitit 1989, ndërsa punimet në segmentet e parë nisën më shumë se një dekadë më parë. Gjatë kësaj periudhe disa segmente u hapën gradualisht për lëvizjen e mjeteve, por shumë të tjerë nuk ishin ndërtuar ende duke bërë që akset të mos ishin të bashkuar me njëri -tjetrin. Pas vitit 2019 nisën punimet në disa lote të ndryshme, për të shënuar përmbylljen e gjithë aksit kryesor në fund të vitit 2024.
Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej 28,77 kilometrash dhe është e ndarë në 4 segmente kryesore: Unaza veriore, me gjatësi 8.52 km, unaza perëndimore me gjatë 2.34, ajo jugore prej 8.04 km dhe unaza lindore me gjatë 9.87 km. Unaza e Madhe e Tiranës u financua me fonde të nga buxheti i shtetit.
Sondazh

4 tarifa për aksin Thumanë - Kashar - Pagesa nga 1.8 – 8.8 euro, përllogaritja sipas kategorisë së automjetit
4 janari shënon nisjen e aplikimit të tarifës për kalimin në aksin rrugor Thumanë – Kashar. Njoftimi nga kompania koncesionare u bë në mesin e muajit......

SHBA “armatos” Izraelin - Uashingtoni planifikon t'i shesë aleatit lindor armë me vlerë 8 mld dollarë
Shtetet e Bashkuara planifikojnë t’i shesin Izraelit armë me vlerë 8 miliardë dollar, duke vazhduar mbështetjen ndaj aleatit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht......

Vlera e arit u rrit me 26 për qind në vitin 2024 - Tensionet globale dhe politika monetare e SHBA-së, ndër faktorët kryesore
Vlera e arit u rrit me 26% në vitin 2024, duke arritur nivelin më të lartë nga viti 2010. Kjo rritje u ndikua nga politika monetare lehtësuese e SHBA-së dhe......

Tesla, rekord shitjesh në Kinë në 2024 - Kompania shënoi rritje 8.8%, pavarësisht rënies së dërgesave globale
Tesla arriti një numër rekord shitjesh në Kinë gjatë vitit të kaluar, duke shitur mbi 650,000 makina elektrike. Megjithatë, dërgesat globale të kompanisë......

Profesionet dhe aftësitë më të kërkuara në Europë: Cilat janë më të publikuarat në internet?
Jeni aktualisht i papunë dhe jeni në kërkim të një pune? Ndoshta po mendoni për një ndryshim në karrierë, apo ndoshta jeni në fillim të jetës suaj të punës......

Mbi 650 mln euro për tranzicionin e gjelbër - Kroacia u vjen në ndihmë familjeve, kompanive për projekte energjetike
Kroacia do të ndajë 652 milionë euro për projekte që përfshijnë energjinë e rinovueshme dhe menaxhimin e mbetjeve. Fondet do të shkojnë për firmat,......

Zyrtarët gjermanë bëjnë thirrje për ndalimin e fishekzjarrëve të paligjshëm pas trazirave dhe 5 viktimave!
Zyrtarët gjermanë kanë kërkuar kufizime për fishekzjarrët e paligjshme si dhe dënime më të ashpra për rebelët që sulmojnë punonjësit e urgjencës pasi pesë......

Nga K’cimi i Tropojës në UNESCO te eventet, ngjarjet kulturore në 2024-ën-Rama: 1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së premteje një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit 2024. Ministria e Ekonomisë,......