“Vetëshpallen” mbi 8,800 pronarë përfitues - Rritet fluksi i aplikimeve në QKB, më shumë transparencë
Rreth 9 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim ligjor. Referuar të dhënave zyrtare nga QKB, konkretisht janë regjistruar në total regjistroi 8,821 aplikime, një shifër kjo në rritje krahasuar më një vit më parë, ku rezultonin të regjistruar 7,952 aplikime, duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe përputhshmërisë me kuadrin ligjor.
Vetëm në dy vitet e fundit ky regjistër rezulton të ketë afro 17 mijë aplikime.
Shqipëria miratoi ligjin “Për regjistrin e pronarëve përfitues” në vitin 2020 dhe që u bë funksional më 1 shkurt 2021.
Regjistri administrohet nga QKB-ja dhe të gjitha subjektet dhe organizatat jofitimprurëse janë të detyruara të regjistrojnë në regjistër pronarët e tyre përfitues (përfshirë ndryshimet në lidhje me pronarët përfitues) brenda afateve specifike që mbikëqyren nga ky institucion.
Penalitetet financiare ndaj bizneseve që nuk respektojnë detyrimin ligjor për depozitimin e të dhënave, nisin nga 500 dollarë për rastet e mosrespektimit të afateve, për të shkuar deri në 6 mijë dollarë kur autoritetet konstatojnë se ato bëhen me qëllim për të fshehur të dhëna të rëndësishme mbi burimet financiare të pronarëve apo aksionerëve të tyre.
Ligji për pronarët përfitues ka ardhur si një rekomandim i Moneyval, strukturës europiane kundër pastrimit të parave, dhe ka qëllim zbardhjen e pronarëve të vërtetë, apo aksionerëve që qëndrojnë pas kompanive.
Gjatë vitit 2022 kur edhe hyri në fuqi ligji, numri i aplikimeve të depozituara ar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka qenë disa herë më i lartë, duke u regjistruar në afro 24.600 të tilla.
Të dhënat e pronarëve përfitues në regjistër janë përdorur nga autoritetet kompetente si në masë të ndryshme.
Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se janë aplikuar penalitetet e duhura për mospërmbushje të detyrimit për të paraqitur informacionin e pronarëve përfitues, të cilat kanë pasur efekt korrigjues në kuptimin që subjektet e gjobitura më vonë kanë dhënë informacionin e tyre për pronarët përfitues. Gjithashtu, janë aplikuar sanksione administrative dhe rastet kur të dhënat e QKB-së janë korrigjuar në bazë të Urdhrave të Gjykatës.
Sondazh

400 mln euro kredi nga mikrofinanca - Në 2024, portofoli i sektorit u rrit me 12%. Vijon të jetë huadhënës kryesor në bujqësi
Sektori i mikrofinancës, pra subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, kanë disbursuar rreth 400 milionë euro kredi të......

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit – Një nga rivalët kryesorë të Erdogan!
Policia turke arrestoi të mërkurën një nga rivalët kryesorë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në......

Rregulla të reja për operatorët turistikë - “Drejtues teknikë me eksperiencë në turizëm, diplomë dhe gjuhë të huaja”
Bizneset që ofrojnë shërbime turistike do të jenë të detyruar të kenë si drejtues teknik një individ me kritere të posaçme, duke nisur nga diploma që duhet të......

E kaluara “përndjek” të ardhmen - Pse Gjermania, Italia, Japonia varen ende nga mburoja bërthamore e SHBA?
Të shqetësuara nga paqëndrueshmëria globale, vendet nga Evropa dhe Azia po rrisin në mënyrë drastike shpenzimet e tyre ushtarake. Në një kohë kur përfshirja......

Prodhimi në “ngërç”, shërbimet ruajnë ritmin rritës/ Industria paraqitet me rënie në disa tregues, vetëm ndërtimi në ngjitje
Shifrat tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të katërt të vitit të shkuar kanë vijuar me rritje në të gjithë indekset, megjithëse karahauar me tremujorin e......

Pas armëpushimit të kufizuar Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sërish zjarr!
Rusia dhe Ukraina nisën sulme me dronë në territorin e njëra-tjetrës, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të ndalonte shënjestrimin e......

Armëpushim i kufizuar mes Rusisë dhe Ukrainës - Pauzë 30-ditore për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike!
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord gjatë telefonatës së tyre të martën për të kërkuar një armëpushim të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 90.8 lekë dhe është shitur me 92......