Shqipëria Postuar më 29 Tetor 2025, 14:44

Vetëmenaxhimi i mbetjeve nga bizneset - Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, do të financojnë grumbullimin dhe riciklimin

Nga Ola Mitre

Vetëmenaxhimi i mbetjeve nga bizneset - Përgjegjësia e Zgjeruar e

Komisioni parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën miratoi projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, me detyrimin për t’i menaxhuar.

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj prezantoi projektligjin që ka si qëllim ngritjen e skemës së Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit, duke specifikuar se aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, deputetët e opozitës votuan kundër, pasi kërkesat e tyre për përmirësime të draftit nuk nuk u morën në konsideratë.

Ligji do të zbatohet për rryma specifike të mbetjeve, që janë: ambalazhet dhe mbetjet e tyre, bateritë dhe akumulatorët, automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.

Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat