Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2024, 12:23

Vetëm 16 mijë subjekte fituan 3.5 miliardë euro - Cili nga sektorët gjeneroi më shumë para’ gjatë vitit 2023?

Nga Elisabeta Dosku

Vetëm 16 mijë subjekte fituan 3.5 miliardë euro - Cili nga

Fitimi i tatueshëm i  realizuar nga kompanitë e mëdha në vend, të cilat janë objekt i ligjit për tatimin mbi fitimin, arrin në një vlerë prej 348.5 miliardë lekësh apo rreth 3.5 miliardë eurosh.  Ky fitim është realizuar në total nga 15.939 subjekte të mëdha që operojnë në vend.

“Fitimi i realizuar i tatueshëm 348.5 miliardë ne 2023 15.939 subjekte ne total. Tatimi për tu paguar në total është 51.7 miliardë lekë”. 

Por si është i shpërndarë ky fitim sipas sektorëve dhe cili ka pasur perfomancën më të mirë?  Të dhënat zyrtare të financave të zbardhura nga SCAN, tregojnë se më se më fitimprurësi është sektori i shërbimit dhe turizmit, me një vlerë prej 110.2 miliardë lekësh dhe që përbëhet nga 4364 subjekte në total.

Ndjekur nga sektori i prodhimit, ku fitimi i tatueshëm regjistrohet në vlerën e 93.6 miliardë lekësh dhe përfshin afro 2508 subjekte. 

Në vendin e tretë renditet sektori i tregtisë me një fitim të akumuluar në shifrën e 87miliard lekëve, dhe përfshin 6470 subjekte ndjekur nga sektori i ndërtimit me 43.5 miliardë lekë dhe 2 mijë subjekte.

Ndërsa në fund renditet transporti, ku fitimi i gjeneruar është në nivelin 14 miliardë lekëve, për 597 subjekte.  Shkalla e tatimit fitimit për subjektet me të ardhura mbi 14 milionë lekë  është në nivelin 15 %.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 7 Nëntor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregu valutor?

Dollari amerikan pas një rikuperimi të lehtë gjatë ditës së djeshme ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes pasi është blerë sot me 90.6 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat