Shqipëria Postuar më 20 Maj 2025, 10:06

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë

Nga Ernilda Luzi

Vetëm 13.3% rimorën patentën pas humbjes së pikëve -

Në kuadër të nismës për rritjen e sigurisë rrugore dhe rikthimin e përgjegjshmërisë te drejtuesit e mjeteve, janë rinisur sesionet ritestuese për qytetarët që kanë humbur pikët e lejes së drejtimit.

Sipas të dhënave të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, rezultatet e këtij sesioni tregojnë një përqindje të ulët suksesi. Në këtë session janë riregjistruar 36 kandidatë, por vetëm 18 prej tyre u paraqitën fizikisht për të dhënë provimin. Nga këta, vetëm 4 kandidatë arritën të kalojnë me sukses testin dhe të rifitojnë të drejtën për të drejtuar mjetin.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga DPSHTRR që prej nisjes së kësaj fushate në qershor të vitit 2022, janë riregjistruar gjithsej 2063 kandidatë në autoshkolla, por vetëm 275 prej tyre ose 13.3% kanë rifituar lejen e drejtimit, duke u rikthyer në rrugë si drejtues më të ndërgjegjshëm. Këto rezultate janë dëshmi e nivelit të lartë të vështirësisë së testit, për t’u rikthyer në rrugë si drejtues mjeti.

DPSHTRR apelon drejtuesit e mjeteve të respektojnë normat e qarkullimit rrugor, sepse nëse humbasin të gjitha pikët, do të rikthehen në autoshkollë dhe më pas nën monitorim të rreptë do të rifitojnë patentën. Gjithashtu, DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve të angazhohen për të përmirësuar njohuritë e tyre, si drejtues mjeti dhe të përgatiten siç duhet përmes Programit të Normave të Sjelljes dhe të ushtrohen me simulime online të testit teorik, për të rifituar lejen e drejtimit.

 

 

Sondazh

Poll

Shqipëria 20 Maj Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan është blerë sot me 86.7 lekë dhe është shitur me 88.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme duke u dobësuar disi sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat