Vetëm 13.1% e atyre që u hiqet patenta, e rifitojnë atë - DPSHTRR: Procedura, riregjistrim nga e para në autoshkollë
Është zhvilluar sesioni i radhës i ritestimit për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur lejen e drejtimit për shkak të shkeljeve të rënda të Kodit Rrugor.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor, rezultatet e këtij sesioni tregojnë një përqindje të ulët suksesi. Në këtë sesion, janë riregjistruar gjithsej 52 kandidatë, por vetëm 32 prej tyre u paraqitën fizikisht për të dhënë provimin. Nga këta, vetëm 8 kandidatë arritën të kalojnë me sukses testin dhe të rifitojnë të drejtën për të drejtuar mjetin.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, që prej nisjes së kësaj fushate në qershor të vitit 2022, janë riregjistruar gjithsej 1,994 kandidatë në autoshkolla, por vetëm 263 prej tyre ose 13.1% kanë rifituar lejen e drejtimit, duke u rikthyer në rrugë si drejtues më të ndërgjegjshëm. Ndërkohë, këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të vështirësisë së testit, për t’u rikthyer në rrugë si drejtues mjeti.
Gjithashtu, DPSHTRR u bën thirrje qytetarëve të përgatiten siç duhet përmes Programit të Normave të Sjelljes dhe të ushtrohen me simulime online të testit teorik, për të rifituar lejen e drejtimit.

Investitorët ‘braktisin’ asetet amerikane - Trump sulmon Powell dhe bën thirrje për ulje të normave!
Presidenti amerikan Donald Trump intensifikoi presionin ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell për ulje të normave të interesit të hënën, duke e......

Shqiptarët qarkullojnë me makina të vjetra! - Në vitin 2024 paguan 65 milionë euro taksa mbi automjetet e përdorura
Qytetarët shqiptarë preferojnë të blejnë dhe të përdorin më së shumti një automjet të përdorur se sa një të ri. Këtë e vërteton edhe fakti se bizneset e......

Gripi i shpendëve vazhdon të rrisë çmimet e vezëve në BE - Cili shtet anëtar po paguan më shumë?
Pas ndikimit të gripit të shpendëve në industrinë e vezëve në SHBA, çmimi global i vezëve është bërë një pikë qendrore për konsumatorët, veçanërisht në......

KESH, impiant diellor 50 MWp në Belsh - Miratohet kredia 30 mln euro nga BERZH, kosto totale është 40 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare synon diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë, përmes ndërtimit të një centrali diellor 50 MWp në zonën e......

Dollari në ‘rënie të lirë’ – Rikuperon Euro dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka vijuar të regjistrojë rënie edhe këtë mëngjes krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 85.4 lekë dhe duke u shitur me 86.9 lekë......

Plani për 42 nënstacione elektrike - Investimet, OSHEE: Përmirësim i sistemeve elektrike në Tiranë dhe Durrës
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar një marrëveshje financimi për zbatimin e “Programit të......

206 mln euro për dëmet nga tërmeti - Sa mund të paguajnë kompanitë e sigurimit? AMF: Risigurimet u rritën me 4% në 2024
Në vitin që lamë pas, primet e shkruara bruto që kaluan për risigurim arritën në 3.71 miliardë lekë. Kjo vlerë rezulton të jetë rritur me gati 4% në krahasim......

“11 Maji është dita e vërtetë e çdo shqiptari” - Berisha, nga Puka: Në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi nga Puka se, 11 Maji është një ditë për një kthesë vendimtare për shqiptarët që ëndrrat e tyre t’i......