Shqipëria Postuar më 5 Maj 2025, 13:20

“Vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë!” - Berisha, në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel

Nga Hamit Yzeiraj

“Vetëm 100 ditë për të transformuar

Gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale për ''PD-ASHM'' në Burrel, Sali Berisha ka kërkuar nga çdo shqiptar vetëm 100 ditë për të transformuar Shqipërinë.

100 ditë në një mision, në të cilin të gjithë shqiptarët do bashkojnë zemrat e tyre për të ndihmuar në radhë të para ata 760 mijë burra dhe gra të thinjur që trajtohen në mënyrën më të padenjë me një pension qesharak. Për të vendosur minimumin jetik 200 euro. Kërkoj 100 ditë që ne të vendosim pensionin minimal 200 euro. Kërkoj 100 ditë për të shpalosur përpara çdo shqiptari një mundësi të re. Kërkoj 100 ditë për t’i dhënë çdo pensionisti dhe rrogëulëti që nuk do ketë rrogë nën 500 euro. Kërkoj 100 ditë për të dhënë rrogën minimale 500 euro dhe kartën e konsumatorit. Kërkoj 100 ditë për të përgjysmuar tarifën e ujit për qytetarët, për të ulur në 7 lekë çmimin e energjisë për qytetarët. Kërkoj 100 ditë për të vendosur në Shqipëri listën italiane të rimbursimit të ilaçeve.

Gjithashtu, Berisha theksoi se gjatë 100 ditëve të para në qeverisje do të miratohet statusi i minatorit, si dhe biznesit të vogël do t’i ulet çmimi i energjisë nga 18 lekë në 6 lekë. Ai foli edhe për ndryshimet në sistemin arsimor.

Nuk ka më mesatare për të hyrë në universitete. Tarifat e universiteteve pjesëtohen me 4 për çdo student. Studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, minimumin jetik. Studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit. Çdo çift i ri një çati, 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë.

Berisha premtoi edhe subvencioninim për panelet diellore në çdo çati shqiptari dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas prej tyre.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat