Vetëm 10 nga 53 kandidatë rifitojnë lejen e drejtimit - DPSHTRR: Rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e fundit të sesionit të ritestimit, për drejtuesit e automjeteve që kërkojnë të rifitojnë lejen e drejtimit, pas heqjes së saj për shkak të shkeljeve të rënda të Kodit Rrugor.
Sipas DPSHTRR- së, procesi i ritestimit ka rezultuar me përqindje të ulët kalueshmërie, duke treguar se shumë drejtues mjetesh që kanë humbur patentën për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme në rrugë, nuk arrijnë të përmbushin kriteret për qarkullim.
Në sesionin e fundit të zhvilluar, vetëm 10 kandidatë nga 53 të riregjistruar kanë arritur të kalojnë me sukses testin e teorisë dhe praktikës, duke rifituar kështu të drejtën për drejtim të automjetit. Ndërkohë që prej nisjes së fushatës së ritestimit në qershor të vitit 2022, Drejtoria e Përgjitshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka riregjistruar gjithsej 2.587 kandidatë, prej të cilëve vetëm 350 persona – ose 13.8% e totalit kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.
Ky rezultat është tregues i qartë, se jo të gjithë drejtuesit që humbasin patentën për shkelje të rënda janë të përgatitur apo të ndërgjegjshëm për t’u rikthyer në timon. Procesi i ritestimit është një provë e riedukimit, që synon të garantojë një qarkullim më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Në njoftimin zyrtar, DPSHTRR apelon për të gjithë kandidatët që të përgatiten me seriozitet dhe përgjegjësi përpara testimit, duke përdorur burimet zyrtare të trajnimit të krijuara posaçërisht për këtë qëllim, si: simulime online.
Objektivi mbetet riedukimi i drejtuesve problematikë dhe përmirësimi i kulturës rrugore, duke reduktuar numrin e shkeljeve dhe aksidenteve të shkaktuara nga mungesa e disiplinës dhe e njohurive bazë.
Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton mbi 77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit
Microsoft tejkaloi parashikimet për shitjet në tremujorin e fundit, duke raportuar 77.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 30.8 miliardë dollarë fitime.......
Eurodeputeti Schieder: Shqipëria në nëntor hap grupkapitullin e fundit të negociatave
Eurodeputeti Andres Schieder deklaroi në një konferencë për mediat në Tiranë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe......
Çmimet globale të mallrave, drejt rënies - Priten të tkurren në nivelin më të ulët që prej pandemisë
Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, çmimet globale të produkteve bazë pritet të bien në nivelin më të ulët që nga viti 2020, duke shënuar vitin e......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht pasi ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes duke u blerë këtë të premte me 83 lekë dhe duke u shitur me......
Greqi, turizmi “mbush” arkën e shtetit - Tarifat e reja për vizitorët kanë sjellë mbi 300 milionë euro deri në gusht
Ndërsa të ardhurat nga turizmi po rriten, të ardhurat shtetërore greke po zgjerohen gjithashtu, jo vetëm nga taksat mbi bizneset dhe TVSH-ja, por edhe nga......
OpenAI, bashkëpunim me PayPal - Marrëveshja lejon përdoruesit të blejnë produkte përmes ChatGPT
PayPal po bashkëpunon me OpenAI për t’u mundësuar përdoruesve të blejnë produkte drejtpërdrejt përmes chatbot-it të inteligjencës artificiale,......
Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë - Rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032
Thellë në Alpet Austriake po avancon një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Evropës, tuneli Brenner Base. Pasi të përfundojë, rruga......
“Turizmi ka nevojë për 30 mijë punonjës”, kërkohet thjeshtim procedurash për të huajt
Unionit Turistik Shqiptar kërkon thjeshtimin e procedurave për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve të huaj, pasi e shikon të pamundur plotësimin e......





