Shqipëria Postuar më 2 Gusht 2025, 13:03

Vetë-mjaftueshmëria ushqimore, si renditet Shqipëria - Prodhojmë më shumë fruta dhe bulmet por më pak drithëra

Nga Eldiona Serani

Vetë-mjaftueshmëria ushqimore, si renditet Shqipëria -

Visual Capitalist ka publikuar një studim të revistës shkencore Nature (2025). Ky vlerësim krahason nivelin e prodhimit ushqimor të vendeve me udhëzimet dietike kombëtare, duke treguar se sa e aftë është një ekonomi të ushqejë popullsinë e saj me produktet bazë.

Shqipëria, ecila ndodhet në vendin e 40-të ka tejkalim të ndjeshëm në prodhimin e frutave (214%) dhe të produkteve të bulmetit (225%), por ka mungesa në drithëra (vetëm 25% e nevojës mbulohet), mish (46%) dhe peshk (30%). Edhe për perimet (97%) dhe ushqimet me niseshte si drithërat dhe patatet (114%), vendi ndodhet afër ose pak mbi kufirin e vetë-mjaftueshmërisë, por jo në mënyrë të qëndrueshme.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ndodhet në një pozitë të ndërmjetme. Serbia, për shembull, renditet në vendin e 18-të me tejkalime të dukshme në kategori si frutat (295%), mishi (393%) dhe drithërat (460%). Bosnja, që ndodhet vetëm një vend mbi Shqipërinë (në vendin e 40-të), ka një performancë më të mirë në perime (171%) dhe peshk (216%), por është më dobët në mish (56%) dhe legume (50%).

Në krye të listës qëndron Guyana, e cila mbulon dhe tejkalon ndjeshëm nevojat për të gjitha kategoritë ushqimore, duke arritur shifra si 403% për fruta, 561% për ushqime me niseshte dhe 319% për mish. Ky vend përbën shembullin më të mirë të vetë-mjaftueshmërisë ushqimore në këtë analizë.

Të dhënat tregojnë qartë se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë për të arritur një ekuilibër të qëndrueshëm në prodhimin ushqimor. Përmirësimi i sektorëve të legumeve, mishit dhe peshkut është thelbësor për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të zvogëluar varësinë nga importet.

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...