“Vështirësitë financiare po frenojnë lindshmërinë” - Binjaku: Shqipëria ka nevojë për politika më të forta për familjet e reja

Tkurrja e popullsisë nuk është më një thjesht parashikim, por një realitet statistikor. Sipas Institutit të Statistikave, vetëm pvitin e kaluar patëm 1885 lindje më pak se një vit më parë. Por çfarë tregon kjo për çiftet ereja? Dhe cilat duhet të jenë incentivat mbështetëse për të rritur një fëmijë?
“Sa i takon incentivave që shteti shqiptar duhet të marrë për t'u ardhur në ndihmë familjeve të reja, në mënyrë që ato të planifikojnë sjelljen në jetë të një fëmije dhe të bëjnë të mundur jo vetëm zëvendësimin e vetvetes, por edhe më shumë akoma, t'i japin vazhdimësi shoqërisë sonë, këto incentiva duhet të shtrihen në shumë plane. Për mendimin tim, një ndër këto është bonusi i bebes. Është e vërtetë që nga ai bonusi qesharak i dikurshëm që më së shumti i depersonalizonte nënat e reja apo familjet e reja kur shkonin dyerve të institucioneve për ta tërhequr atë, kaluam nga ajo fazë dhe shkuam në një fazë tjetër që sigurisht është mjaft më e mirë ku për lindjen e fëmijës së parë ky bonus ishte 40 mijë lekë të reja që jepet në moment dhe për fëmijën e dytë 80 mijë lekë të reja e kështu me radhë. Sërish kjo nuk po reflektohet në rritjen e lindshmërisë. Gjë që për mendimin tim tregon se ky bonus është sërish i pamjaftueshëm për ta stimuluar familjen e re shqiptare në mënyrë që ajo të mos hezitojë dhe të mos e ketë të parën vështirësinë financiare për sjelljen e një fëmije. Mendoj që sërish është gjetur një tjetër formulë, shpresoj që kjo formulë të vihet në zbatim edhe të jetë vërtet e qëndrueshme dhe që lidhet me shtrirjen në pesë vjet të bonusit të bebes, i cili sigurisht është një burim që është i qëndrueshëm ose i vazhdueshëm për familjet e reja, por shpresoj të mbetet i tillë dhe presim domethënë që të japë këto efekte. Po të tjera nisma mendoj që janë të lidhura ngushtësisht me mbështetjen financiare, fjala vjen për vitin e parë të jetës së fëmijës. Subvencionimi i atyre veshmbathjeve të domosdoshme ose mjeteve të domosdoshme për këtë fëmijë. Mendoj që një nismë tjetër do të ishte e mirë mbështetja me kredi të buta, në kuptimin që familjet e reja që e kanë të vështirë edhe të sigurojnë një banesë, të kenë një nismë të këtillë ku t'i drejtohen pushtetit vendor në mënyrë që të sigurojnë strehimin. Kreditë e buta në dijeninë time janë një program i përvitshëm, por sërish mbetet i pamjaftueshëm përkundrejt nevojave që kanë familjet e reja për strehim. Një masë tjetër financiare që mendoj se do të ndihmonte do të ishte edhe mbështetja me programe të sipërmarrjeve të vogla që mund të kenë, ose nismave si startup-et që kanë veçanërisht të rinjtë në fusha inovative siç mund të jenë teknologjia apo dhe sipërmarrjet e gjelbra, apo ato që janë kryefjala e sotme që lidhet me nismat e lira,” shprehet Entela Binjaku, Sociologe.
Sipas sociologes Binjaku, shkaku kryesor mbeten vështirësitë financiare.
“Vështirësitë financiare janë një ndër shkaqet që pohojnë vetë familjet e reja kur ato synojnë të sjellin në jetë një fëmijë. Vështirësitë financiare ata i argumentojnë me vështirësitë për mirërritjen dhe mirëkujdesin e fëmijës sipas standartit që ato kërkojnë që fëmija i tyre të ketë në kohën që ne jetojmë. Natyrisht, këtë vështirësi financiare ata e raportojnë edhe kur vjen fjala për të programuar sjelljen në jetë të një fëmije. Pra e gjithë faza që nga ngjizja e deri në çastin e lindjes, por edhe viti i parë i jetës dhe më tutje, për ta është një barrë e madhe financiare pavarësisht dëshirës së madhe dhe të mirë që kanë për të dhënë më të mirën e mundur për fëmijën. Vështirësi të tjera financiare ata i raportojnë edhe për të mundësuar realizimin e një shtatzënie. Ne nuk duhet të harrojmë që aktualisht flasim për familje të reja që kanë vështirësi për të realizuar një shtatzëni dhe kur dëshirojnë edhe t'u drejtohen metodave të njohura sot, sërish ato janë tepër të kushtueshme dhe përsëri kjo i pengon ose i step dhe nuk arrijnë dot që t'i drejtohen këtyre formave.”
Universitetet kërkojnë ndërkombëtarizim - Kumbaro: 39 institucione të arsimit të lartë, shumë për 2.4 mln banorë
“39 universitete janë shumë për një vend me 2.4 milionë banorë”. Është kjo deklarata e bërë nga ministrja e arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference me......
Malaj: Pullat e reja fiskale me teknologji “Track & Trace”. Më shumë siguri dhe kontroll ndaj falsifikimit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se qeveria ka miratuar amendime në lidhje me VKM-në nr. 182 për......
Kompensimi për transportin publik - Qeveria miraton vendimin, Karakaçi: 50 lekë/litër rimbursim
Qeveria ka miratuar rimbursimin për transportin publik, që është goditur nga rritja e çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i......
IKMT: Dy objekte tek “Durrës Marina” kanë pësuar ulje. Kërkohen përforcime të menjëhershme nga kompania zbatuese!
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me problematika mbi qëndrueshmërinë dhe......
Tiranë-Durrës, 1.3 mld lekë për ndriçimin dhe gjelbërimin - ARRSH hap tenderin për segmentin nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit
Me një fond limit prej rreth 1.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për plotësimin e punimeve dhe përmirësimin estetik të autostradës......
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Malaj: Mbështetje për SME-të për rritjen e aksesit në financë dhe konkurrueshmërinë e tyre
Në fjalën e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj, pohoi rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për ekonominë e vendit, si përsa i përket......
Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të - Garanci sovrane për 70% të kolateralit
U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e Programit Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen......
AIDA prezanton mundësitë e reja për investime në forumin ekonomik Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri
Forumi ekonomik “Beyond Borders”, i mbajtur më 12 maj në Shkup, konfirmoi rritjen e interesit të investitorëve nga Maqedonia e Veriut drejt tregut shqiptar, në......


