Vështirësi në qarkullim nga reshjet - ARRSH: Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë problematika në disa akse rrugore. Intensiteti i reshjeve është rritur ndjeshëm në juglindje të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit reshjet kanë pushuar në zonat veriore.
Përveç shiut, në disa segmente malore janë regjistruar edhe reshje dëbore. Konkretisht, dëborë ka pasur në akset Bogë–Theth dhe Qafë Mali–Fierzë, çka ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit.
Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, në disa akse rrugore janë shfaqur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës.
Në Rajonin Verior, situata problematike është evidentuar në akset Bajram Curri–Valbonë, Dushaj–Lekbibaj, Sopot–Kam, Qafë Mali–Fierzë, Ura e Fanit, Rrëshen–Shpal, Shpal–Fushë Arrëz, Hani i Hotit–Dogana Vermosh, Kukës–Shishtavec, Shpal–Kthesa e Hadrojit, Kukës–Krumë, Skuraj–Burrel si edhe Peshkopi–Vasije.
Ndërkohë, në Rajonin Jugor, vështirësi në qarkullim janë konstatuar në akset Lazarat, Kardhiq–Delvinë, Lekël–Këlcyrë dhe Sevaster–Kalivaç, kryesisht për shkak të rënies së materialeve inerte dhe lagështisë së lartë në rrugë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore dhe për të garantuar qarkullimin normal të mjeteve.

Në këtë situatë, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht gjatë udhëtimeve drejt zonave malore me prezencë dëbore.
Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave ka parashikuar se të mërkurën priten reshje intensive kryesisht në veri dhe jug të vendit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt 8 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje.
Venezuela do të eksportojë naftë në SHBA - Marrëveshja me Uashingtonin arrin në 2 miliardë dollarë
Karakasi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje për të eksportuar deri në 2 miliardë dollarë naftë bruto venezueliane në Shtetet e Bashkuara, tha......
Më shumë kaos në udhëtime - Ndërsa valët e ftohta sjellin më shumë borë në Evropë
Më shumë fluturime do të anulohen, trenat do të vonohen dhe rrugët do të bllokohen nga bora në të gjithë Evropën në ditët në vijim, ndërsa parashikohet që......
Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme duke u blerë me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë......
Epokë e re e blerjeve me inteligjencë artificiale - Si mund të zgjidhen markat nga algoritmet
Përhapja më e madhe e inteligjencës artificiale po i detyron një numër sektorësh të hyjnë në një tranzicion të shpejtë, dhe blerjet nuk bëjnë përjashtim. Një......
Dy euro për të vizituar shatërvanin Trevi - Bashkia e Romës kërkon të menaxhojë flukset e larta turistike
Nga 7 janari, turistët në Romë do të duhet të paguajnë dy euro për të vizituar Shatërvanin e Trevit, por hyrja mbetet falas për banorët. Masa është e fundit......
Problemi me fluturimet në Greqi - Kush do të paguajë për anulimet dhe vonesat? Çfarë duhet të dinë pasagjerët
Një ndërprerje e paprecedentë e komunikimit në Qendrën e Kontrollit të Zonës Athinë-Maqedoni (KEPATHM) paralizoi transportin ajror të Greqisë të dielën në......
Makinat e vjetra, drejt largimit - Kur dhe cilat automjete do të “dalin në pension”
Një plan për tërheqjen graduale të automjeteve të vjetra në nivel të Bashkimit Evropian po promovohet, me qëllim kufizimin e emetimeve të ndotësve dhe......
Mot i keq, dy fluturime devijuan në Bari. Balluku: Priten vonesa edhe sot
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nëpërmjet një statusi në Facebook, njofton mbi situatën në Aeroportin e Rinasit. "Gjatë 24 orëve......


