Shqipëria Postuar më 16 Janar 2025, 18:54

Vera dhe vreshtaria, qeveria miraton ngritjen e një komisioni të posaçëm

Nga SCAN TV

Vera dhe vreshtaria, qeveria miraton ngritjen e një komisioni të

Vera dhe vreshtaria tashmë do të kenë një komision të posaçëm. Vendimi është marrë këtë të enjte në mbledhjen e qeverisë, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

Ky vendim ka për qëllim përcaktimin e rregullave për funksionimin, organizimin, kohëzgjatjen dhe detyrat e Komisionit të Verës.

Emërimi i anëtarëve të Komisionit të Verës bëhet për një periudhë 3-vjeçare, me të drejtë riemërimi, por jo më shumë se njëherë.

Kërkesa për të qenë anëtar, si ekspert nga fusha akademike ose nga institucionet kërkimore-shkencore ose të pavarura, bëhet on-line në faqen zyrtare të internetit të ministrisë, në adresën zyrtare të publikuar.

Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

https://www.kryeministria.al/newsroom/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-16-janar-2025/

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat