Vengu: Ushtarakët, rritje page nga 13.000 në 100.000 lekë!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi sot shifrat e rritjes së trajtimit financiar për disa kategori ku më konkretisht Pilotët, Forcat Speciale, Zhytësit, Forcat Komando dhe shumë të tjera do të përfitojnë rritje nga 13.000 – 100.000 lekë.
Sipas njoftimit shtesa për kushte të veçanta pune për pilotët ishte 80.000 lekë bëhet 100.000 lekë, NJUSK ishte 50.000 lekë bëhet 70.000 lekë ndërsa ASNI ishte 35.000 lekë bëhet 40.000 lekë.
Sipas ministrit investimi në kapacitetet njerëzore, me fokus trajtimin dinjitoz të efektivëve ushtarakë dhe rritjen e nivelit të tyre profesional, është tashmë një realitet.
Rreth 6.000 ushtarakë, ndër të cilët 2.500 për herë të parë, tashmë trajtohen zyrtarisht me shtesa të konsiderueshme financiare.
Referuar informacionit të publikuar në rrjetet sociale përfitime të veçanta financiare do të kenë kapacitetet kombëtare si Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia kibernetike, operatorët e dronëve, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë njësi të tjera të rëndësishme.
Sipas njoftimit qeveria shqiptare dhe Ministria e Mbrojtjes mbeten të përkushtuara për të rritur trajtimin financiar të efektivëve të Forcave të Armatosura çdo vit, duke synuar përafrimin me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO.
Sondazh

Trump synon BE-në dhe Britaninë e Madhe në kërcënimin e fundit tarifor!
Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur deficitin prej 300 miliardë eurosh të Bashkimit Europian me SHBA-në si një "mizori", duke shtuar se tarifat "do......

Si ka nisur ky muaj për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes duke e nisur këtë javë dhe muaj ne kuota pozitive duke u blerë sot me 95.5 lekë dhe duke u shitur me 97.2......

Rinas - Londër, linja më e frekuentuar ajrore/ Shtohen pasagjerët, cilat qytete dominuan udhëtimet ajrore?
Gjatë vitit të kaluar, rreth 880 mijë pasagjerë udhëtuan mes aeroportit të Rinasit dhe atij të Londrës. Sipas të dhënave, kryeqyteti britanik u rendit i pari......

7.3 mln ton mallra në Portin Durrës-Porto Romano - Rritje me 15% e përpunimit, ndërsa udhëtarët afro 6% më pak
Përgjatë vitit 2024, në portin aktual të Durrësit u përpunuan në total 196,507 njësi konteinerike. Performanca tregtare 2024 7.3 milionë tonë mallra u......

Turqia dyfishon kapacitetin diellor në 2 vite -Synon të arrijë objektivin 120GW deri në 2035
Turqia e tejkaloi objektivin e saj të energjisë diellore për vitin 2025 prej 19 GW që në gushtin e kaluar, tha kompania Ember në një raport të ri. Kapaciteti......

“Më shumë fonde për ushtrinë”- BE i bën thirrje Bankës Evropiane të Investimeve të shtojë financimet
Nëntëmbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë, kërkojnë që Banka Evropiane e Investimeve të rrisë huadhënien për......

Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, janë realizuar 80% e punimeve/ 40.7 mln euro hua shtesë, verën e ardhshme pritet përfundimi
Interesi i udhëtarëve që duan të përdorin trenin si mjet transporti po rritet. 666 pasagjerë përdorën transportin hekurudhor në tremujorin e katërt të vitit......

Brazil, presidenti Lula “kërcënon’’ Trump për rritjen e tarifave- “Nëse ndërmerr këtw hap për produktet, do ketë kundërpërgjigje”
Brazili është një nga vendet që presidenti Donald Trump e ka kërcënuar me rritjen e tarifave që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Kinën, Meksikën,......