Vengu: Bashkitë fronti i parë në emergjenca, përmirësojmë flotën e mjeteve
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu inspektoi sot Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, ku paralajmëroi përmirësimin e flotës së mjeteve për ndërhyrje për reagim të menjëhershëm në çdo situatë, si dhe nisjen e prodhimit të mjeteve më moderne nga kompania shtetërore për prodhimin e mjeteve ushtarake, në muajin gusht.
Vengu theksoi se synimi kryesor është fuqizimi i bashkive, që ato të jenë fronti i parë i ndërhyrjes, ndërsa pas ezaurimit të kapaciteteve të tyre, forcat e Emergjencave Civile do t’u vijnë në ndihmë.
Ai njoftoi gjithashtu se shumë shpejt do të ngrihen edhe dy drejtoritë rajonale për ndërhyrje, për të përmirësuar koordinimin dhe menaxhimin në terren.
“Synojmë të fuqizojmë bashkitë si front të parë, si dhe qendrat rajonale që do të themelohen në Finiq e Bushat, në mënyrë që Forca e Armatosura dhe ‘BMEC’ të jenë reaguesi i fundit, në rast ezaurimi të kapaciteteve. Kjo ndarje më e mirë e detyrave dhe përgjegjësive do të rrisë efikasitetin e ndërhyrjeve”, u shpreh ministri.
Ministri theksoi se do të jetë një sezon i vështirë, siç tregojnë analizat meteorologjike, ndaj ai kërkoi që gatishmëria të jetë maksimale. Ai shtoi se flota e mjeteve do të zgjerohet dhe specializohet për rrethana specifike, jo vetëm për ndërhyrje në zona urbane.
“Ndaj kërkohet ekspertiza e ekipeve të emergjencave civile në bashki, në mënyrë që të gjenerojnë kapacitete dhe të specializohen për fatkeqësi natyrore të ndryshme”, tha ai. Sipas tij, brenda muajit gusht parashikohet nisja e prodhimit të mjeteve më moderne dhe të sofistikuara nga kompania shtetërore.

Gjermania dhe Franca “përplasen” për projektin ushtarak - Merz kërkon respektimin e paktit të mëparshëm për ndarjen e punëve
Gjermania dhe Franca po hasin vështirësi në organizimin e punëve në projektin e avionëve të rinj luftarakë. Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkon......

Kontrollet në sezonin turistik/ ISHP: Gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkeljet e rënda të ligjit!
Inspektorati Shtetëror i Punës po zhvillon kontrolle të përditshme në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të një plani masash të posaçëm për subjektet......

Projektligj i ri për Agjencinë Shtetërore Arsimore - Nga provimet tek diplomat, çfarë pritet nga struktura e re arsimore?
Në konsultimet publike është publikuar projektligji “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore Arsimore”, i cili ka për qëllim organizimin e funksionimit, detyrat......

Vajit të ullirit dhe vreshtave, iu jepet akses në fonde - 5.5 milionë euro për Skemën e Investimeve, kriteret dhe masa e përfitimit
Qeveria ka vënë në dispozicion 5.5 milionë euro për mbështetjen e sektorit bujqësor gjatë vitit 2025 përmes skemës së Investimeve, duke zgjeruar ndjeshëm......

Lufta në Ukrainë pasuron Rusinë - Kremlini ka konfiskuar 50 mld USD asete në 3 vjet
Gjatë tre viteve të fundit, Rusia ka konfiskuar asete me vlerë 50 miliardë dollarë, duke përfituar nga largimi i kompanive perëndimore dhe shpronësimi i......

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës - Rama pritet nga Giorgia Meloni!
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Romë ku do të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të......

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep!
Në Tiranë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga sipërmarrje që kanë vendosur tavolina, karrige, tenda apo elementë të tjerë që......

Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028 - Më shumë fonde, 407 km rrugë të ndërtuara apo rehabilituara, brenda 2026-ës
Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm......