Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit - Hapet thirrja e dytë për subvencionin e 2 mijë familjeve!
Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem.
Në zonën e Farkës në Tiranë, ku vizitoi një prej familjeve që përfitoi nga thirrja e parë, Balluku sqaroi se thirrja e dytë ka nisur me hapjen e aplikimeve për subjektet e interesuara që ofrojnë këtë shërbim. Me përfundimin e kësaj faze, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.
“Duke nisur nga dita e sotme 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do të ndajmë këtë proces me dy faza. Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 unite për tu përdorur në këtë paketë të dytë”, theksoi ajo.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se diversifikimi i burimeve të rinovueshme është strategji kombëtare të cilën Qeveria Shqiptare po e ndjek prej vitit 2019, por ajo çka ne kërkojmë, shtoi më tej Balluku, është përfshirja e të gjithë qytetarëve në këtë strategji e cila do ta çojnë vendon tonë drejt një të ardhme të sigurtë në sektorin energjetik duke e kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.
“Do ti bëja thirrje të gjithë qytetarëve, duke marrë dhe shembullin e mirë që kemi me 1981 unitet e vendosura deri më sot që të aplikojnë sa më parë, duke nisur nga data 24 shkurt”, tha Balluku duke sjellë edhe një herë në vëmendje se prej muajit shkurt ka nisur gjithashtu të aplikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, 10.5% më i ulët për abonentët familjarë të cilët konsumojnë deri në 700 kilovatorë.
Familja Balla, si një prej përfituesve të thirrjes së parë për subvencionimin e panëve diellore për ngrohjen e ujit, theksoi se kjo masë është reflektuar në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike, duke sjellë një reduktim të ndjeshëm. I gjithë procesi është online në faqen e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.
Sondazh

“Shqipëria, lider në digjitalizimin e shërbimeve publike” - Rama: Po punojmë me Microsoft që të fusim edhe inteligjencën artificiale në prokurime
Digjitalizimi i shërbimeve publike është një nga pikat më të forta të Shqipërisë, ndërkohë që qeveria po punon edhe për shtrirjen e tij në prokurimet publike......

“Rekrutimet në administratën publike, në bazë merite” - Cilat janë prioritetet e Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës 2024-2030?
Përgatitja e një administrate publike profesionale, efikase, inovative dhe të motivuar, që vepron në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e......

Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin - “Lulëzojnë” mallrat e akcizës, rriten ndjeshëm importet
Doganat e kanë nisur vitin 2025 me perfomancë pozitive sa i takon të ardhurave të mbledhura. Referuar të dhënave zyrtare, për muajin Janar janë arkëtuar......

“Të miratohet sa më shpejt buxheti i partive” - Celibashi: Është rritur numri mesatar i aplikimeve nga diaspora
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi nga Kuvendi miratimin sa më shpejt të fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në......

Jens Stoltenberg, ministër i Financave në Norvegji - Ish-kreu i NATO-s merr detyrën e re pasi drejtoi aleancën për 10 vjet
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë ministri i ri i financave të Norvegjisë, si pjesë e një riorganizimi të kabinetit......

Plani i Trump për TikTok: Nënshkruan urdhrin për krijimin e një fondi sovran që mund të blejë kompaninë!
Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që përshkruan planet për një fond të pasurisë sovrane të drejtuar nga qeveria që të shërbejë si një......

Prezantohet raporti i OECD/SIGMA, Pirdeni: Dëshmi e rrugëtimit progresiv të Shqipërisë duke e pozicionuar lider rajonal në disa sektorë
Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me OECD/SIGMA, organizoi eventin “Transformimi i Sektorit Publik:......

Niset kontingjenti i parë i FA në operacionin e BE në Bosnje-Hercegovinë/ Hasani: “Dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombëtar“!
Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e......