Vendoset në karantinë një pulari - Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë, apel 68 subjekteve të tjera
Ministria e Bujqësisë bën me dije se sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë.
Sipas njoftimit zyrtar nga ky institucion, janë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë, se në Qarkun Durrës, se në subjektin “Rea’s” shpk, me vendndodhje në fshatin Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, ka patur ngordhje shpendësh.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, pas konfirmimit, është thirrur takimi i Qendrës Kombëtare të Krizës dhe ka hyrë menjëherë në fuqi Urdhri i Ministrit Nr. 200, datë 3.3.2025 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së Infuencës aviare ne shpendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve e gjalla”.
Lidhur me rastin, strukturat qendrore dhe rajonale kanë vendosur fermën në karantinë, ku janë marrë mostra zyrtare dhe janë dërguar brenda ditës, për analizim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ndjekur protokollet veterinare për marrjen e masave në kohë.
Ky institucion ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton fermerët dhe qytetarët që jo vetëm të raportojnë në kohë çdo dyshimi nëpërmjet numrin të gjelbër por dhe të zbatojnë me rigorozitet të masat e biosigurisë, kufizimin e ekspozimit të shpendëve të tyre në mjedise të hapura, për të ulur nivelin e riskut të kontaktit me shpendët bartës të virusit.
Përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në Shqipëri në vitin 2022 në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër.
Sondazh

Vjedhjet e energjisë bien me 6% - Përmirësohet niveli i humbjeve në rrjetin elektrik, rënie me 1.2%
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë vitit 2024 në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën......

Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën? - Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje
Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Vendimi është botuar......

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias......

Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën......

Projektet me fonde të huaja përjashtohen nga TVSH - Udhëzimi i Financave/ Kod Unik. Si do të funksionojë skema?
Projektet e ndryshme publike të cilat financohen nga donacione apo grante të huaja, do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Udhëzimi i......

Kina mund të “shantazhojë” Gjermaninë - Pekini rrezikon të rrisë ndikimin në vend nëpërmjet turbinave me erë
Sistemi politik dhe kohezioni social i Gjermanisë janë në rrezik nëse nuk kufizon turbinat kineze me erë në vend, paralajmëron një analizë e mbështetur nga......

Plani i riarmatimit të Europës - Von der Leyen parashtron paketën e mbrojtjes prej 800 miliardë euro!
Ursula von der Leyen propozoi të martën një plan të riarmatimit të Europës që ajo tha se mund të shihte shtetet anëtare të mobilizojnë deri në 800 miliardë......