Vendosen nën hetim të thelluar bankat tregtare - Autoriteti i Konkurrencës: Abuzim në tregun e sigurimit të jetës për kredi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të nivelit të dytë. Sipas njoftimit zyrtar, është hapur procedura e hetimit të thelluar në tregun e ndërmjetësimit për sigurimin e jetës për kreditë të cilat kërkojnë sigurim jete për ndërmarrjet.
Para pak muajsh, Autoriteti Konkurrencës nisi një hetim paraprak që përfshinte hapjen e procedurave hetimore për të shmangur pengimet, kufizimet, shtrembërimet e konkurrencës në tregun e sigurimeve të jetës për kredi. Në vlerësim të të dhënave të marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e sigurimit të jetës për kredi, Autoriteti konkludoi se sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë shkelje të nenit 4 të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës që përfshin marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit, dhe të tjera. Ndërkohë, sjellja e ndërmarrjeve mund të përbëjë dhe shkelje të nenit 9 për abuzim me pozitën dominuese në treg.
Për këto arsye, u vendos hapja e procedurës së hetimit. Hetimi i thelluar përfshin periudhën kohore nga nëntori i vitit 2021 deri në mars të 2025.
Nga hetimi paraprak, pothuajse të gjitha bankat janë të licensuara si “Broker” në sigurime nga Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare. Megjithatë jo të gjitha aplikojnë sigurimin e detyrueshëm të jetës në rast huamarrje. Gjatë monitorimit u vu re se, bankat e licensuara si “Broker” paraqesin portofolin e shoqërive të sigurimit me të cilat kanë kontrata aktive, dhe më pas lejojnë klientët të bëjnë përzgjedhjen e tyre pasi u janë shpjeguar kushtet e ndërmjetësimit përsa i përket produktit të sigurimit të jetës. Pavarësisht shpjegimit të sjellë në mënyrë shkresore nga bankat e nivelit të dytë, rezulton se përqindja e tregut total të sigurimit të jetës sipas raportit statistikor të AMF për vitin 2023, nuk reflektohet tek ndarja e portofolit të sigurimit të jetës për hua.
Nisur nga fakti që një përqindje e tillë tregu për një produkt të vetëm, nuk reflekton ndarjen totale të tregut të sigurimit të jetës, mund të vijë si pasojë e sjelljeve përjashtuese me karakter antikonkurrues, duke bërë që klientët mos të jenë të lirë të zgjedhin sigurimin e jetës për kredi nga shoqëri sigurimi të përzgjedhura nga vetë ata.
Sondazh

Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri? Analiza sipas fakulteteve, çmimet mesatare variojnë nga 99 mijë deri në 210 mijë lekë
Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit, programit të studimit dhe ngarkesës me......

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/ Në vitin 2024 janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje nga shërbimi civil
Kërkesat për një vend punë në shërbimin civil ka qenë të larta vitet e fundit, ku vetëm në vitin 2024 për një pozicion aplikuan rreth 17.5 aplikantë. Një......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Masat e reja “trondisin” tregjet. Kina ndëshkohet me taksë 104%
Tarifat "reciproke" të Presidentit Donald Trump për dhjetëra vende kanë hyrë në fuqi, duke përfshirë detyrime masive prej 104 për qind për mallrat......

PD prezanton programin për Sigurinë dhe Rendin - Berisha: Do të jenë përparësia absolute më madhore
“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka prezantuar programin për Sigurinë dhe Rendin. Sipas Sali Berishës, për PD-në, qeverinë e saj,......

"Safe Stay in Albania" - Policia Kufitare rrit masat në aeroportin e Rinasit për sezonin turistik
Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton “Safe......

“Shqipëria, me perspektivë të qëndrueshme” - Agjencia Moody’s konfirmon vlerësimin në “Ba3”
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të......

Ekspofestivali bashkon muzikën dhe ekonominë kreative - Pipa: Fokus, mundësi punësimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Për herë të parë në Tiranë do të organizohet ekspofestivali i muzikës dhe arteve nga data 11 deri më 13 prill. Në një konferencë për mediat,......

Velipoja dhe Ulqini me lidhje të re energjetike? - ERE: Projekti parashikon ndërtimin e linjës 110 kV me gjatësi 27 km
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë, që do të shkurtojë rrugën nga plazhi i......